Ish-Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, e ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
“Për mua është mjaft e rëndësishme kjo vizitë, sidomos pas Asamblesë së OKB-së, ku ai kërkoi nga asambleja njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ardhja e tij në Prishtinë është e arritur dhe përgjegjësi e Edi Ramës dhe Shqipërisë në raport me Kosovën”, është shprehur Hasani.
“Kjo vizitë i kontribuon rrethanave të tanishme politike që janë krijuar në veri të vendit”.
Hasani ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për vendosjen e reciprocitetit me targa. Lexo.com.al