Isco pritet të largohet nga Real Madridi, gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat në Spanjë shkruajnë se mesfushori nuk është i kënaqur me situatën e krijuar te madrilenët dhe e dëshiron largimin.
26-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e trajnerit Santiago Solari, duke qëndruar më shumë në bankën rezervë.Këtë situatë të krijuar është duke u munduar ta shfrytëzojë Chelsea, që kërkon transferimin e Iscos në Londër.
Përveç Chelseat, interesim për Iscon ka shprehur edhe Manchester City, përgatiti Koha. (b.an)










