Isco mund t’i humbasë dy ndeshjet e radhës, që Real Madrid i zhvillon ndaj Sevillas
Mesfushori i Real Madridit, Isco, gjendet në klinikën “Sanitas”. Ai mori një goditje nga Sergi Samper të shtunën në ndeshjen ndaj Grandas, e cila e detyroi atë të largohej nga loja.
Isco po kryen testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, i cili sipas mediave spanjolle mund t’i humbasë dy ndeshjet e radhës kundër Sevillas. Fillimisht do të përballen të mërkurën për ndeshjen kthyese të Copa Del Rey, e më pas të dielën në kuadër të La Ligas.
Dyja sfidat do të zhvillohen në “Sanchez Pizjuan”, stadium i vështirë ky për “Los Blancos”, përgatiti “Express”. (b.an)