Kryeministri Isa Mustafa në fjalimin e tij të hapjes së Konferencës së tretë ndërkombëtare “Germia Hill” në Prishtinë ka folur për procesin e liberalizimit të vizave. Mysafirëve që kanë ardhur nga e gjitha bota në Prishtinë ai u ka thënë se numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në vendet e BE’së ka rënë ndjeshëm. Ai ka theksuar se vetëm 5 kosovarë kanë kërkuar azil gjatë muajit dhjetor.