Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partitë parlamentare që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se, për të shmangur zgjedhjet, duhet një marrëveshje politike për një figurë konsensuale për president.
Në anën tjetër, Mustafa u shpreh më i rezervuar për të komentuar mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK.
Këto komente i bëri të mërkurën, pas promovimit të librit të tij.











