• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Isa Mustafa: Kufijtë janë caktuar kur është çliruar Kosova

by Aalison Pearse Stevens
23/08/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikëve të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi duke përsëritur se kufijtë e njohur nga arena ndërkombëtare janë kufijtë e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror dhe ka bërë thirrje të mos helmohet opinioni politik me deklarata sipas orekseve politike.

“Ne mund ta helmojmë opinionin me lloj lloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë.

Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar.” thekson Kryeministri Mustafa në një postim në Facebook, cituar nga Express.

Ja postimi i plotë i tij:

Kufiri me Malin e Zi është ai në të cilin ka ndërhyrë Aleanca Veriatlantike në krye me SHBA-të, i definuar në Marrëveshjen e Kumanovës, i “vizatuar” me Planin e Ahtisarit, i respektuar me Planin Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe me Planin Zhvillimor të Komunës së Pejës.Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare nuk ka përcaktuar kufij të rinj, ka respektuar kufijtë në të cilët kemi shpallur pavarësinë.

Prandaj , garat me harta dhe me dokumentacion kadastral, ndërmjet Komisionit Shtetëror dhe disa ekspertëve që kanë marrë bajrakun për të treguar se cilët duhet të jenë kufijtë e Kosovës e humbin rëndësinë.

Kufijtë për Kosovën janë caktuar kur është çliruar Kosova dhe kur është shpallur pavarësia. Nuk caktohen sot, as në mbledhjen e 1 Shtatorit.  Ne mund ta helmojmë opinionin me llojlloj “argumente”, mund edhe të kërcënojmë se kurrë nuk do të ratifikohet marrëveshja, por duhet të jemi realist se kufij tjerë të këtij shteti nuk do të ketë.

Janë këta kufij që i njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar. Në deklaratat tona munda ta zgjerojmë Kosovën sipas orekseve dhe kuteve politike, por realiteti është se kufijtë ndërkombëtar nuk janë vullnet i vetëm një pale.

Janë vullnet i dy palëve, i cili në rastin tonë është nënshkruar në nivel qeveritar, dhe vullnet i atyre që na kanë ndihmuar të çlirohemi, ta shpallim pavarësinë dhe po na përkrahin në shtetndërtim.  Ne duhet të ndihemi të nderuar dhe të respektuar që me çështjet tona merret edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA nuk i kanë borxh Kosovës, ne u kemi borxh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për gjithë atë që e bënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përfshirë edhe viktimat njerëzore të tyre.

Asnjëri nga deputetët dhe ne qeveritarët nuk është aq i ri sa mos të kujtojë kohën e luftës dhe apelin që të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare. (b.an)

Next Post
FOTO-GALERI/ Ferri mbi tokë në minierat e Etiopisë, temperatura deri në 60 gradë

FOTO-GALERI/ Ferri mbi tokë në minierat e Etiopisë, temperatura deri në 60 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In