• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Isa Boletini, një hero “i sikletshëm” ballkanik

by
19/05/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Figura e Isa Boletinit dhe eshtrat e tij gati të harruara prej shumë vjetësh, u bënë të njohura ndërkombëtarisht falë dronit mbi stadiumin e Beogradit, kurse sot rrezikojnë të kthehen në një impuls për një prag-konflikti ndër-etnik.

Pakkujt do ia kish marrë mëndja se varrosja e eshtrave të njërit prej heronjve të pavarësisë shqiptare do të kishte sjellë atë mosmarrëveshje, që ekziston sot mes katër vendeve ballkanike. ‘Protokollet’ e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë janë të katra në alert për vend-varrimin e tij, që sipas një vendimi të fundit të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe me pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe familjarëve të bashkëluftëtarëve te tij, do të varroset në Vlorë. Në fakt, mirëkuptimi i dy vendeve, gati ka ngjallur revoltë në publikun e Kosovës, ku më e fundit është ajo e ish-presidentit Sejdini, ish-kryeministrit Haradinaj që pretendojnë se eshtrat e tij e kanë vendin në Kosovë, paçka pretendimeve të serbëve, që duket se e kanë ngatërruar të gjithë historinë e varrimit. Minoranca serbe është futur në valle me anë të përfaqësuesit të tyre Jabllanoviç, që ka thënë se heroi shqiptar nuk mund të varroset në Boletin, komuna e Zveçanit, në veri të Mitrovicës, ku gjenden edhe kullat e lindjes së tij, sepse ka bërë shumë krime ndaj serbëve!  Por, ndërsa për serbët është kriminel, për shqiptarët e Kosovës varrimi i tij në vendlindje tregon ekzistencë. 

Ngjarja ka sjellë edhe njëherë nëpërmend simbolikën e rrëmujës ballkanike, që ishte gati njësoj edhe në prag të Luftës së Parë Botërore, kur vendet e rajonit ishin krejt larg mirëkuptimit dhe për gjërat më të thjeshta. Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit në veri të Kosovës ka dhe një simbolizëm tjetër, që nuk u shkon për shtat serbëve tani që bisedimet në Bruksel po e sanksionojnë veriun e Kosovës të ndarë dhe “de facto” pjesë të Serbisë,  kurse “de jure” në hartë pjesë të Kosovës. 

Ndaj, në lojën për të zbutur këtë tension kanë ardhur zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, që me anë të një Komisioni të Përbashkët kanë vendosur varrimin e tij në Vlorë, pasi në atë vend, ku mund të varrosej në Kosovë, mbase do të ishte lehtësisht i cënueshëm.

“Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona. Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen”, ka siguruar Ramush Haradinaj, por që në këto momente me tagrin e vet nuk mund të bëj dot më asgjë.

Larg këtyre, është e habitshme sesi një personazh, që ka pasur lidhje me historinë e të katër vendeve, përmes qasjeve të ndryshme, arrin dhe “i ngatërron” kaq lehtësisht edhe pas plot 99-vjetësh nga vdekja, Ballkanasit. 

Sikur të mos mjaftojë kjo, analisti i njohur kosovar Spahiu ka përmendur një element të Kanunit, sipas të cilit koburja që e vrau heroin dhe që gjendet në Malin e Zi, në shenjë vullneti të mirë apo në respekt të zakoneve të vendit fqinj, duhet ta kthehet. Mali i Zi është, një nga tre vendet, ku ekziston ortodoksia që e njohu Kosovën. 

Figura e Isa Boletinit dhe eshtrat e tij gati të harruara prej shumë vjetësh, u bënë të njohura ndërkombëtarisht falë dronit mbi stadiumin e Beogradit, kurse sot rrezikojnë të kthehen në një impuls për një prag-konflikti ndër-etnik në Mitrovicë e më gjerë. Paradoksalisht, vetë heroi, në të gjallë ka pasur qasje që nga Princ Vidi, “Crna Ruka” e Malit të Zi, pavarësia shqiptare, lufta e serbëve dhe mbi të gjitha ekzistencën e popullit të vet, që sot mezi po i bën një vend në varr. Por është Ballkan dhe në të gjallë, dhe ai vetë, nuk mundi t’i shkëputej dot paradokseve tona.

Next Post

Urgjent!!! Sapo filloi votimi për  Elhaida Danin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In