Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta ndaj ish-aleatit të saj, kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për TPZ.AL, Kryemadhi konfirmoi se partia e saj po rakordon edhe me pjesën tjetër të opozitës, Partinë Demokratike, për aksionet politike që do të ndërmerren në Parlament.
Kryemadhi u shpreh se ajo nuk është një mjeke apo psikologe, por se mjekët duhet t’i bëjnë një analizë kryeministrit
“Unë nuk jam as psikologe dhe as terapiste, por unë mendoj që do të ishte më mirë të pyeten mjekët për t’i bërë një analizë z.Rama. Nga ajo që unë shikoj, ndjej dhe nga ato çfarë kemi nga eksperiencat tona të përbashkëta, Rama është një personazh, i cili kërkon që përgjegjësinë t’ua lërë të tjerëve. Ka frikë. Ka frikë nga zullumet që ka bërë” u shpreh ajo./a.m.