• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ironizon Isuf Kalo: Pyesni Sokolin a mendon njësoj si Liliana për Nexhmijen?!

by Java News
07/12/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku personal i Enver Hoxhës, profesor Isuf Kalo, tha dje se nuk kërkon t’u përgjigjet akuzave të zonjës Hoxha, të cilën e cilëson paciente të tij. Në një komunikim telefonik, profesor Kalo, i cili ishte pranë Enver Hoxhës, që prej vitit 1973, vetëm sa i uron shëndet të plotë zonjës Hoxha. Në intervistën e saj për gazetën “Panorama”, Liliana Hoxha e akuzonte profesor Kalon se bashkë me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë kanë punuar për vdekjen e Enver Hoxhës përmes mjekimit dhe nxjerrjes së autopsisë si vdekje natyrale për shkak të patologjive të shumta që ai kishte.

“Zonjës që akuzon gjithë botën, unë i jam përgjigjur prej kohësh dhe nuk e kuptoj pse vazhdon që të përsërisë veten. Zonja në fjalë njërin e bën agjent të UDB-së, tjetrin agjent të KGB-së, thua se këtu ka qenë qendra botërore e agjenturave. A është për t’u besuar?! Kjo është qesharake. Ajo ka qenë një ndër pacientet e mia dhe unë i uroj shëndet të mirë mendor dhe fizik. Por unë nuk mund t’u përgjigjem pacienteve të mia. Unë do t’ju sugjeroja juve që të pyesnit dhe bashkëshortin e saj, Sokolin, djalin e Enver Hoxhës. A mendon edhe ai njëlloj si bashkëshortja e tij për nënën e tij?!”, tha dje për “Panoramën” profesor Kalo.

Sipas tij, punën si mjek e kanë vlerësuar institucionet e vendit. “Unë kam mbajtur një detyrë zyrtare dhe shtetërore, të cilën e kam përmbushur me profesionalizëm e për të cilën unë kam marrë falenderime dhe dekorata shtetërore”, tha profesor Kalo.

Në një intervistë dhënë për “Panoramën” pak kohë më parë, profesor Kalo është shprehur se dosja mjekësore e Enver Hoxhës, e cila ishte tepër sekrete, është mbajtur në shtëpinë e tij deri kur është bërë ndryshimi i sistemit.

“Në kohën që janë bërë ndryshimet e sistemeve, kartela ka qenë në shtëpi. Nuk di të them nëse ajo mbeti në familje apo gjendet në arkiv. Enveri, vonë, pasi dolën problemet me Mehmet Shehun, është interesuar të dijë se ku është dokumentacioni i tij dhe nuk donte që të kishte akses në të as drejtori i Klinikës speciale dhe as ministri i Shëndetësisë”, është shprehur Kalo.

Liljana Hoxha: Kalo u vetëshpall mjeku personal i Enverit

Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, akuzon Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën dhe mjekun Isuf Kalo si pjesë të komplotit, që nën urdhrat e UDBsë jugosllave vranë përmes ilaçeve Enver Hoxhën, përmes një mjekimi që nisi në 1974-n deri në 1985-n. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zonja Hoxha akuzon profesor Kalon se ishte ai që i pashoqëruar udhë- tonte jashtë vendit për të blerë ilaçet e zgjedhura për Enver Hoxhën. “Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti.

liliana dhe nexhmija

Rreth vitit ‘77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshme, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri. Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimisht në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikisht nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. Gradualisht, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetologu më i specializuar në Paris.

Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektualizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos”, shprehet Liliana Hoxha në intervistën e saj. Këtë frymë komploti kundër Enver Hoxhës, Liliana Hoxha e ka shprehur edhe në pikturë, duke portretizuar disa personazhe që për të tregojnë realitetin e asaj që ndodhte në kupolën më të lartë të shtetit komunist.

“Nexhmije Hoxha mbetet prova e gjallë e aktivitetit agjenturor, që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatikisht minimalizojnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimilimin e shqiptarizmit… …Ndaj terrorit psikologjik të vrasjes nëpërmjet mjekimit nga Perëndimi, Enver Hoxha sigurisht që ka qenë dakord me idenë që masat e sigurimit t’ia besojë në parim partisë. Por aksioni “i partisë” konsistonte me marrjen dorazi të medikamenteve vetëm nga Isuf Kalo, me vajtje-ardhje në Paris domosdoshmërisht i vetëm, si i besuari absolut i N.Hoxhës.

Sipas Kalos, Gradecit e Nexhmijes një shoqërues i dytë dhe i tretë, siç ishte rregulli absolut diktatorial, përveç specifikave të sigurimit të drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, do të komprometonin sekretin e skemës së blerjes së ilaçeve, ndonëse Kalo “shpëtimtari” mburrej se i blinte çdo herë në farmaci të ndryshme. Alibi qesharake për mundësinë e autorit të helmimit. Kjo çështje kaq e madhe, që kalonte përmasat e “raison d’etat”, kryhej në formën më anekdotike për t’u besuar së paku parimisht, si skemë sigurimi antiperëndim”, shprehet Liliana Hoxha në intervistën për gazetën “Panorama”.

ma.me

Next Post
Anija e bllokuar në Libi, MEPJ: Marinarët janë të sigurtë, do kthehen shpejt

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme renditet e 31-ta në përdorimin diplomacisë dixhitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In