Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me video-skandalin e ish kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, duke ironizuar rastin në fjalë.
“Unë e di se është seksi të bësh një debat për skandalet që ndodhin me disa persona që duan të bëjnë punësime të tilla, e kam fjalën për 2, 5 apo 10 raste. Por me rëndësi është që të krijojmë një brez me persona të kualifikuar në profesionet që kërkon tregu”, tha kryeministri Rama.
Rama foli gjatë një tryeze me biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri. Video eshte publikuar nga Panorama.al/ java/ a.k