Policia ka njoftuar sot se shtetasi Albert Gajo është arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Leskovik. Ai është denoncuar më herët edhe nga fqinjët e tij për zaptim të tokave duke përdorur lidhjet politike. Gajo ka qenë zv.ministër i Integrimit dhe Shëndetësisë në vitet 2009-2013.
Mirëpo ajo që i jep tonet e një humor të zi kësaj ngjarjeje është fakti se vetë Gajo dy javë më parë i ka dhuruar bashkisë Kolonjë dy mjete zjarrfikëvse.
Ja çfarë shkruan ai më 6 gusht:
“Ndjehem shume mire kur degjoj qe fale dy mjeteve zjarfikse qe mundesova para disa kohesh ti dergoj falas ne Bashkine Kolonje, situata me zjaret eshte ne kontroll te plote ne te gjithe kete rajon, ku pyjet dhe kullotat perbejne nje nga pasurite me te medha te kesaj Bashkie”.
/javanews/a.r











