• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ironia e Vuçiç: ‘Fëmija’ i Perëndimit është bërë një adoleshente e krisur dhe e padisiplinuar

by Java News
22/06/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se Kosova për shumicën e vendeve të BE-së është shtet i pavarur, porse tani është bërë “adoleshente e krisur”.

Në një prononcim para gazetarëve të pranishëm në Bruksel, ka thënë se shtetet perëndimore e krijuan vetë shtetin e pavarur të Kosovës dhe e mbajtën atë “derisa ishte në djep”, porse tani, sipas pretendimeve të tij, ajo është bërë një “adoleshente çapkëne dhe e krisur”.

“Ka arritur një moshë të krisur dhe jo më pak të rrezikshme. Por ata ende e mbajnë fëmijën e tyre. Duhet të dimë se pozicioni ynë është shumë i vështirë, gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë, gjithçka që vlen për ta nuk vlen për askënd tjetër. Por është e drejta e më të fortit dhe duhet të mësohemi”, ka thënë ai.

“Besoj se biseda e sotme ishte e dobishme, por çfarë do të shohim nesër në terren, nuk e di. Unë jam gjithmonë i hapur, njerëzit nga BE-ja gjithmonë mund të më kontaktojnë. Ne në Serbi kemi diçka për të humbur, prandaj jemi kaq të përkushtuar ndaj stabilitetit”, shtoi presidenti serb.

Ai ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë që “ekziston ndonjë udhërrëfyes” për daljen nga kriza në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë, porse ka thënë se i ka informuar përfaqësuesit evropianë për “terrorin” që gjoja po e përjetojnë serbët në Kosovë nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

“Unë kam ardhur gjithmonë në çdo diskutim sepse besoj se dialogu është i rëndësishëm dhe shërues. Në këtë moment nuk shoh asnjë arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike, mendova se do të sillte vetëm më shumë dëme”, shtoi Vuçiç.

“Ajo që do të ndodhë më pas varet nuk varet shumë nga Borelli dhe nga ne, por shumë më tepër nga ata që përpiqeshin të bënin trazira çdo ditë. Nuk shoh asnjë të keqe nga takimi, nëse ndodh diçka e mirë, mirë, nëse jo, çfarë duhet të bëjmë. Në jetë, nuk mund të ndikoni në gjithçka. Diçka mund të ndryshoni, diçka nuk mundeni”./m.j

Next Post
Një ‘xhiro’ me të kushton 250 mijë dollarë, por nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur prej 3 ditësh drejtohej nga një levë që blihet me 45 dollarë

Një 'xhiro' me të kushton 250 mijë dollarë, por nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur prej 3 ditësh drejtohej nga një levë që blihet me 45 dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In