Zgjidhet trupa gjykuese qe ka ne dore fatin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me te.
“Panorama” raporton se trupa gjykuese kryesohet nga Sokol Como dhe eshte si me poshte vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator : Luan Daci
Anëtarë:
Ina Rama,
Albana Shtylla
Ardian Hajdari
“Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”- ben me dije Komisioni i Posacem, duke sqaruar se ‘Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla’.
Aktualisht, deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së./a.m.