Ironia e fatit ka bërë që si asnjëherë më parë fjala Gjermani të jetë kaq jo popullore në Greqi, për shkaka të borxhit dhe mbajtjes së referendumit. Por ironia qëndron në faktin se ishte pikërisht një gjerman i cili e shpalli Greqinë kampione të Evropës pikërisht 11 vite më parë.
Ishte trajneri Otto Rehhagel që më 4 korrik të vitit 2004 arriti të bënte mrekullinë dhe historinë e futbollit modern.
Greqia fitonte ndaj Portugalisë në shtëpinë e saj dhe shpallej kampione Europe. Kjo ishte një mrekulli e vërtetë për një Kombëtare futbolli që deri në atë kohë nuk ishte në gjendje të kalonte fazën e grupeve. Dhe falë një trajneri gjerman pa shumë yje Greqia e futbollit triumfoi.
Gjermani Otto Rehhagel arriti të vinte në funksion një skuadër deri në atë moment jo e organizuar mirë me probleme të mëdha dhe pa yje. Trajneri gjerman nuk është se hipi në ndonjë podium të jepte leksion por punoi i bëri për vete lojtarët dhe arriti majat e futbollit grek.