Nga Ilir Beqaj
Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta.
Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.
Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë.
Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.