Ironia e Ballës me Kuvendin Kombëtar të PD-së: S’kanë parti, por s’paskan as lista anëtarësh!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rroskovec. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste e ka të domozdoshme një riorganizimi të plotë në territor.

Sipas Ballës përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100%, pa konservatorizma të kotë, në rrjet digjital është synimi kryuesor në këtë fazë organizative.

Balla ka ironizuar dhe zhvillimet brenda PD, duke u tallur me Kuvendin Kombëtar që do mbledhin.
“Ata s’kanë as parti, për fatin e tyre të keq s’paskan as lista reale të Kongresit apo Kuvendit si e quajnë ata”, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Roskovec-Zhvilluam takime në Kurjan, Kuman, Strumë dhe Roskovec me strukturat e Partisë Socialiste🌹🇦🇱. Ne e kemi partinë e duhur dhe duhet të vazhdojmë ta përsosim atë në aspektin organizativ dhe digjital.

Të tjerët s’kanë as parti, për fatin e tyre të keq s’paskan as lista reale të kongresit apo kuvendit si e quajnë ata. Ajo që na duhet është nevoja e një ri-organizimi të plotë në territor.
Përmbyllja e procesit të kalimit anëtarësisë së partisë tërësisht 100%, pa konservatorizma të kotë, në rrjet digjital është synimi ynë në këtë fazë organizative.

Përfshirja e partisë në vlerësimin e Deputetëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive, ishte një ushtrim shumë demokratik nga i cili u morën të dhëna të dobishme.
Çdo anëtar i Partisë Socialiste duhet të marrë njoftim në kohë reale për çdo vendim-marrje tonën, në Kuvend, në Qeveri apo këshilla bashkiakë.

Dhe anasjelltas, çdo anëtar partie duhet të ketë mundësinë të shprehet apo japë mendimin e vet online. Teknologjia është, partinë e kemi, e gjithë struktura duhet të ketë komunikim digjital.
Dhe mos harroni krahasimin e bëjmë me veten.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com