Danimarka ose Suedia, por jo të dyja! 12 vjet më parë, në finalet e Euro 2004, dy vendet fqinjë barazonin 2-2 në ndeshjen e fundit në grup, duke arritur të vetmin rezultat që i kualifikonte të dyja dhe eliminonte Italinë e Giovanni Trapattonit, pavarësisht fitores 1-0 kundër Bullgarisë në minutat e fundit. Tani, si për ironi të fatit, Danimarka dhe Suedi do të ndeshen në play-off, më 12 e 17 nëntor, për të eliminuar njëra-tjetrën e për të siguruar kualifikimin në Euro 2016. Është e pashmangshme kujtesa e ndeshjes së 12 viteve më parë, por nuk ndodh vetëm tani, pas hedhjes së shortit nga UEFA. Takimi i Portugalisë u kujtua gjerësisht edhe pas fitores së Shqipërisë në Armeni, të cilën trajneri danez Morten Olsen e quajti të trukuar. Olsen nuk ka pushuar së foluri kundër Shqipërisë që nga koha kur CAS i dha tri pikët për ndeshjen me Serbinë, çka i vështirësonte kualifikimin skuadrës së tij, siç edhe ndodhi. Pas akuzave pa fakte të Olsenit, shumë i kanë kujtuar fiksimin e bërë në Portugali. Ndërkohë, përballjet e plota në play-off, janë:
Ukrainë-Slloveni
Danimarkë-Suedi
Bosnjë-Irlandë
Hungari-Norvegji
Ndeshjet do të luhen më 12 e 17 nëntor









