Irina Shayk ka lënë tashmë pas krahëve historinë me yllin e Realit të Madridit Cristiano Ronaldo ndërsa ka nisur një lidhje të re dashurie me aktorin Bradley Cooper. Që prej puthjeve romantike me Cooper ajo është parë duke buzëqeshur ndërsa lumturia i reflekton kudo.
Modelja 29 – vjeçare ka reflektuar lumturi që pas daljes nga hoteli deri në aeroport, teksa do nisej për të marrë pjesë në javën e nuseve në Barcelonë, për të cilën ka lidhur dhe kontratë si modele.
Një javë më parë, modelja është fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante me Cooper pargjatë rrugëve të Neë York-ut.










