• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Irani sulmon Shqipërinë për muxhahedinët: Kerry po çon terroristë atje

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani ka reaguar fort pas vendimit për ardhjen në Shqipëri të një grupi prej 2500 pjesëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që është opozita e regjimit të Teheranit. Në një shkrim të gjatë në radion shtetërore të Iranit në gjuhën shqipe, shkruhet me shkronja të  mëdha:“Kerri sjell terroristët në Shqipëri” dhe në ballë të faqes ka vendosur një foto të Sadam Hyseinit me ish-kreun e “Muxhahidinëve të Popullit” që është as më pak e as më shumë po bashkëshorti i kreut aktual të opozitës iraniane,  Masud Raxhavi.

Madje, radio iraniane shkon edhe me tej në akuzat e saj kur thotë se organizata opozitare që Teherani e quan “terroriste” do të transferojë kampin Liberty në Irak dhe do të ndërtojë një kamp të madh në Shqipëri, raporton Tesheshi.com. Ndërkaq, në faqen e saj në rrjetet sociale, Radio Irani përmend shërbimet secrete dhe ka botuar foto të shumta të pjesëtarëve të opozitës në disa vende të Shqipërisë, si në rrugë, autobusë urbanë por edhe në kampin shtetëror në Babrru. Me një fjalë ka lëshuar mesazhin se çdo gjë shikohet dhe përgjohet nga Teherani…

Një pjesë e komentit të Radio Iranit kundër qeverisë shqiptare

“Hyrja në kampin ‘Liberti’ dhe humbja e shpresave për tu kthyer përsëri në kampin ‘Ashraf’ të Irakut u bë shkak që krerët e këtij grupi terrorist të lakmojnë që ta shndërrojnë kampin Liberti si një bazë të përhershme të tyre. Mirëpo vendimi serioz i qeverisë së Irakut për dëbimin e organizatës terrorist Muxhahedine Khalk nga territori irakian, si dhe irritimi i popullit irakian ndaj pranisë së terroristëve të këtij grupi në vendin e tij, i detyroi krerët e këtij grupi terrorist që të kërkojnë një bazë të re për t’i vendosur pjesëtarët e kësaj organizate terroriste.

Në këtë mes me ndërmjetësimin e Amerikës, u zgjodh Shqipëria që të jetë vendi i ardhshëm për pranimin e terroristëve të organizatës “Muxhahedine Khalk”. Faktor tjetër që ndikoi në dërgimin e terroristëve të Muxhahedine Khalk në Shqipëri ishin edhe ligjet shqiptare të cilat dallojnë nga ligjet e vendeve të tjera evropiane dhe u japin mundësi krerëve terroristë të Muxhahedine Khalk që të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e kësaj organizate.

Përveç kësaj, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që tregojnë se krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në mënyrë serioze po hartojnë programe për një qëndrim afatgjatë në Shqipëri. Për shembull, transferimi i disa krerëve të lartë dhe të vjetër të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në Shqipëri është bërë kryesisht për të ushtruar kontroll dhe vëzhgim të ashpër mbi pjesëtarët e këtij grupi që deri më tani janë vendosur në Shqipëri. Përveç kësaj, burimet informative gjithashtu kanë bërë të ditur edhe veprimet e këtij grupi për zgjerimin e bazës së tyre në Shqipëri duke blerë objekte më të përshtatshme.

Përveç kësaj, kohëve të fundit burimet informative kanë bërë të ditur se po bëhen përpjekje të mëdha që në Shqipëri të transferohen edhe disa pjesëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk që janë të përndjekur nga Interpoli dhe disa prej tyre janë persona shumë të afërt me Masud Raxhafi, kreun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk si shefja e gardës së sigurisë së Raxhavi, Fatemeh Vatankhah Rahmani e njohur me nofkën “Sima Vatankhah, “Zhaleh Mahram Nia, anëtare e zyrës së Masud Raxhavi dhe “Roqaieh Abbasi” e njohur me nofkën “Raana”. Kjo dëshmon qartë se edhe kreu i organizatës terroriste Muxhahedine Khalk po përgatitet të transferohet në kampin e Shqipërisë”.

Next Post

Courtois: Do i nxjerrim probleme PSG-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In