• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irani ndihmon sërish Rusinë, pas dronëve dërgon raketat balistike

by A R
17/10/2022 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që nuk kanë të sosur sulmet ruse në Ukrainë, ku edhe sot sinjalizohen goditje në Nikopol, Zhaporizhzhia, Kharkiv dhe në Bakhmut ku rusët janë në kundërsulm dhe ukrainasit në vështirësi,  merr gjithmonë e më shumë formë aleanca jo zyrtare por sigurisht në terren e Moskës me Teheranin.

Pas qindra dronëve sulmues Mohajer-6 dhe veçanërisht atyre kamikaze Shahed-136, të quajtura Geran-2 në terminologjinë ushtarake ruse, Teherani po përgatitet të furnizojë ushtrinë ruse me raketa balistike Fateh-110 dhe Zolfaghar, që mund të godasin në një distancë deri në 700 kilometra.

Armatimet iraniane po ndihmojnë elitat ushtarake të Kremlinit që të marrin pak frymë në ditët e fundit, duke mundësuar sulme më efektive dhe me kosto më të ulët se raketat balistike ruse të tipit Kalibr, ku secila kushton miliona euro, ose sulmet ajrore që janë pre e përgjigjes kundërajrore ukrainase, e përforcuar ndjeshëm me mjete perëndimore.

Por ardhja e raketave balistike ka pasoja që shkojnë përtej fushëbetejës ukrainase. Pas lajmit të publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara nga Washington Post, ka reaguar menjëherë Izraeli. Ministri i Diasporës së Tel Avivit, Nachman Shai, deklaroi se dhënia e raketave balistike  nga Teherani është një thirrje për Izraelin, që duhet të fillojë të ndihmojë Ukrainën”.

Shkëmbimet midis Moskës dhe Teheranit nuk kanë qenë vetëm me një drejtim. Gjatë verës, sipas Institutit për Luftën, Rusia ka çuar në hapësirë një ose më shumë satelitë pikërisht për llogari të Iranit, duke paguar në një mënyrë favorin e sotëm.

/a.r

Next Post
Rimbursim me 100 euro në muaj, studentët dorëzojnë nesër peticionin në Kryeministri

Pedagogët drejt bojkotit / Ja çfarë do të ndodhë sot në auditoret e universiteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In