• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Irani e “kap” me instagramin… operacione masive për arrestimin e modeleve (FOTO)

by Java News
20/05/2016 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e fundit, shteti iranian po organizon një operacion masiv, ku ka vënë në pranga rreth tetë persona, përfshirë këtu edhe modele të njohura të vendit, të cilët kanë me mijëra ndjekës në profilet e tyre në këtë rrjet social.Irani-dhe-Instagrami-5

Në vitin 2014, një llogari në Instagram që paraqiste jetën e të rinjve të elitës iraniane, provokoi një reagim të ashpër, por të pritshëm nga konservatorët fetarë në shtetin fundamentalist islamik.

Të tjerë të rinj iranianë sapo ishin ndëshkuar me 6 muaj burgim dhe 91 fshikullima kamxhiku, sepse kërcyen këngën e Pharrell Williams-it të titulluar “Happy”.Irani-dhe-Instagrami-4

Por makinat sportive me të cilat mburreshin djemtë dhe vajzat me bikini të paraqitura në llogarinë e Instagram-it “The Rich Kids of Tehran” (Fëmijët e pasur të Teheranit”, duket se nuk e ofenduan policinë fetare të vendit.

Të rinjtë e drejtuesve të vendit kanë favore, të cilat nuk i gëzojnë moshatarët e tyre në Iran.

Në ditët e fundit, shteti iranian po organizon një operacion masiv, ku ka vënë në pranga rreth tetë persona, përfshirë këtu edhe modele të njohura të vendit, të cilët kanë me mijëra ndjekës në profilet e tyre në këtë rrjet social.Irani-dhe-Instagrami-6

Forcat e sigurisë po ndërmarrin masa të ashpra ndaj industrisë së modës dhe ndaj medias sociale. Operacioni që po zbatohet quhet “Spider 2”.

Raportimet për këto arrestime qarkullojnë në vend që prej muajit janar, por ato u konfirmuan së fundmi nga një website që është afër trupave të Gardës Revolucionare Islamike.

Në muajin mars, ushtria kibernetike e gardës revolucionare mbylli llogari të ndryshme në Instagram të modeleve të njohura, stilistëve dhe fotografëve, në fotografitë e të cilëve tregoheshin vajza dhe gra të cilat kishin dalë pa shami në kokë.Irani-dhe-Instagrami-8

Një tjetër website i lidhur me Gardën Revolucionare konfirmoi se operacioni “Spider 2” goditi në mënyrë të suksesshme mbështetës sekretë dhe operatorë të Instagram-it, modelingu dhe vulgariteti i të cilëve shfaqej në fytyrën e vlerave islamike.

“Çdo individ apo grupe në Iran që po punon jashtë sistemit iranian është një kërcënim për regjimin, sidomos nëse mbledhin armë dhe influencë”, tha Maryam Nayeb Yazdi, një aktiviste kanadezo-iraniane dhe themeluese e blogut “Persian2English”, që ekspozon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

Ndërsa presidenti Hassan Rouhani ka një reputacion si më i moderuar sesa paraardhësi i tij, Mahmoud Ahmadinejad, Kodi Penal i Iranit nuk ka ndryshuar.

Dhe ligji thotë që është krim për një grua që të postojë fotografinë e saj online ose të dalë në publik pa mbajtur një shami.Irani-dhe-Instagrami-1

Yazdi është në dijeni të raportimeve se këto modele po përpiqen t’i dalin kundër islamit dhe ajo mendon se regjimi po e përdor fenë për t’u rritur edhe më shumë politikisht.

“Vetëm sepse këto gra nuk po mbajnë veshur një shami nuk do të thotë se ato janë antiislamike”, tha ajo duke shtuar se shumë nga këto modele fitojnë të ardhura nga llogaritë e tyre në Instagram. “Në Iran, të marrësh para nga Perëndimi, është tabu dhe regjimi mund ta trajtojë atë si një akt kriminal”.Irani-dhe-Instagrami-3

Duke i goditur fort këto modele, regjimi dërgon një mesazh të menduar mirë, që këto tendenca nuk do të tolerohen në shoqërinë e censuruar dhe të mbyllur të Iranit,shkruan shqip.

Marina Nemat, një aktiviste e cila u arrestua pasi ndodhi Revolucioni Islamik në 1979, në moshën 16-vjeçare dhe duroi më shumë sesa dy vite tortura në burgun më brutal të Teheranit, Evin, tha se modelet janë objektiva perfektë për regjimin që të aplikojë teknikat frikësuese ndaj popullit. Ajo theksoi se modelet nuk janë aktiviste politike të cilat do të reagojnë ndaj regjimit. Pastaj, gjëja e fundit që regjimi i Iranit kërkon është një kryengritje politike. a.kIrani-dhe-Instagrami-2

Por duke transmetuar një rrëfim të detyruar nga Elham Arab, një modele dhe aktore e famshme e vendit që u mor në pyetje nga gjyqi revolucionar iranian, regjimi do të ndalojë njerëzit e zakonshëm që të sfidojnë status quo-në,shkruan shqip.

“Një numër i madh i grave në Iran do të nisin që të vishen në mënyrë më të përshtatshme pasi të shikojnë këtë transmetim publik”, tha Nemat.

Aktivistja iraniane mendon se modelet e arrestuara nuk do t’i nënshtrohen torturave.

“Garda revolucionare thjesht ka pasur për qëllim që t’u japë një goditje të shpejtë grave dhe lirive të tyre”, tha Nemat. “Taktikat e frikës do ta arrijnë mjaftueshëm qëllimin për pak kohë. “Kur gratë shijojnë atë lloj lirie, ne nuk mund ta përtypim kur ajo na merret”.

Next Post

SHBA parashikon 4-fishim të shpenzimeve për trupa e armatime në Europë, në total 602 mln $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In