• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

by A R
13/03/2026 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë raportimit në Komisionin për Punët e Jashtme, ministri Ferit Hoxha foli edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit. Sipas tij kjo duhet të na bëjë më të vëmendshëm, pasi tregon se Irani do të përdorë çdo mjet kundër Shqipërisë. Ai tha se çështja është në NATO, por për arsye sigurie nuk dha detaje.

“Regjimi i Iranit s’është ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipërinë. Ndodhi në vitin 2022. Që prej asaj kohe ka ndodhur një revolucion në përmirësimin me aftësinë, sigurinë, por siguri 100% në teknologji nuk ka. Fakti që arritën të cenojnë infrastrukturën teknologjike të Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të jemi alert dhe tregon pozicionimin e Iranit që do të përdorë të gjitha mjetet kundër Shqipërisë. Kemi ngritur çështjen në NATO, diskutime të mbyllura dhe e kemi ngritur në termat e rritjes së gatishmërisë së mbrojtjes për aleancën që ka treguar nivelin që është dhe kemi bindjen, garancinë, rehatinë që nuk jemi vetëm, kemi partnerët e tjerë të NATO-s me vete dhe ndihemi të sigurt”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Shqipëria mbështet politikën e jashtme të sigurisë kolektive dhe renditet krah SHBA-së për ndalimin e programit bërthamor dhe raketave balistike nga Irani.

“Politika e jashtme mbështet sigurinë kolektive, por i kemi kërkuar Iranit, në vendet pararojë bashkë me SHBA-të, kemi qenë shumë të qartë lidhur me kërkesën për të ndalur programi bërthamor dhe raketat balistike. Kemi pasur një ndjeshmëri të veçantë lidhur me protestat në Iran pas vrasjes së vajzës që është bërë simbol i qëndresës qytetare që u vra thjesht sepse nuk kishte mbuluar kokën me shami dhe ka qenë moment i veçantë sepse kemi bërë lidhjen me Shqipërinë kur mohoheshin të drejtat bazike”, tha ministri.

Next Post
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! "Integrimi nuk cenohet", Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t'u marrë në konsideratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In