• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iran… Nëse studentët bëjnë festa, fshikullohen me kamzhik

by Java News
29/05/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikush i spiunoi autoritetet se një grup studentësh po mbanin një festë që të festonin diplomimin. Më shumë se 30 prej tyre u ndaluan nga policia. Dënimi që secili prej tyre mori ishte 99 fshikullima kamxhiku. Agjencia shtetërore e lajmeve theksoi se kamxhiku kishte goditur shpinën e të rinjve pa pikë mëshire brenda 24 orëve, pasi policia bastisi shtëpinë në periferi të Qavinit
Kjo ndodh gjatë gjithë kohës prapa dyerve të mbyllura në Iran. Të rinj të cilët mblidhen së bashku që të luajnë muzikë, të flirtojnë dhe përgjithësisht të relaksohen, të fshehur nga konservatorët nuk do ta aprovonin në mënyrë të prerë atë.

Në shumicën e rasteve, festat përfundojnë pa incidente. Djemtë kujdesen që të pastrojnë çdo të dhënë inkriminuese, kurse vajzat vendosin sërish shamitë e tyre. Të gjithë shkojnë në rrugë të ndara.

Por këtë herë, dikush i spiunoi autoritetet se një grup studentësh po mbanin një festë që të festonin diplomimin. Më shumë se 30 prej tyre u ndaluan nga policia. Dënimi që secili prej tyre mori ishte 99 fshikullima kamxhiku.

Raportimi i kësaj ngjarjeje nga ana e agjencisë iraniane të lajmeve “Mizan”, nuk dha detaje për studentët, moshën e tyre, shkollën, ose ku ndodhën arrestimet.

Por ajo theksoi se kamzhiku kishte goditur shpinën e tyre pa pikë mëshire brenda 24 orëve pasi policia bastisi shtëpinë në periferi të Qavinit, një qytet i vogël rreth 128 kilometra në veriperëndim të Teheranit.

Të tilla dënime kanë ngjallur debate më përpara. Në tetor dy poetë iranianë u dënuan me goditje kamxhiku dhe burg, sepse shtrënguan duart me seksin e kundërt në një aktivitet letrat në Suedi. Por shpejtësia e dënimit të studentëve të bën të kuptosh që autoritetet po u jepet më shumë rrugë e lirë që të forcojnë dënimet e ashpra dhe t’u dërgojnë një mesazh të qartë të gjithë liberalëve në vend.

Për dekada, Irani ka qenë i angazhuar në një duel politik plot ulje dhe ngritje.

Kohë pas kohe, zërat e reformistëve dhe të tjerëve të cilët kërkojnë kushte më të mira me perëndimin duket se janë në rritje. Rasti më i fundit ishte gjedhja e presidentit të moderuar Hassan Rouhani në 2013. Por pushteti i vërtetë gjithsesi, gjithnjë ka qëndruar te klerikët udhëheqës dhe rojtarët e status quo-së.

irani-3Ata përfshijnë zyrtarë juridikë të fuqishëm dhe Gardën Revolucionare, e cila kontrollon milicinë qytetare që njihet si Basij, që shpeshherë ka funksionin e policisë së moralitetit në Iran.

Por përkrahësit e vijës së fortë politike tani duket se po risigurojnë qëndrimin e tyre pas marrëveshjes historike nukleare të vitit të shkuar me fuqitë botërore, shkruan shqip.

Të premten e shkuar, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i bëri thirrje Gardës Revolucionare dhe shtyllave të tëra të sistemit që t’i bëjnë ballë “luftës së butë” të kulturës dhe vlerave politike perëndimore.

Të martën, kryekonservatori dhe kritiku i dalluar i Perëndimit, Ahmad Jannati, u përzgjodh që të drejtonte Asamblenë e Ekspertëve, një institucion prej 88 vendesh, që do të zgjedhë liderin suprem të radhës kur Khamenei të vdesë.

Por këto goditje të forta ndaj ngjarjeve me rëndësi të vogël, si për shembull, një mësymje në një festë do të thotë shumë për iranianët liberalë, të cilët vazhdimisht testojnë kufijtë e tolerancës së sistemit.

Policia ka çuar më tej fushatat e saj “kritiko dhe turpëro” kundrejt grave, shamitë e të cilave kanë lënë zbuluar më shumë sesa duhet kokën.

Masa e fundit e policisë ishte ndalimi i tetë modeleve iraniane, të cilat kishin me mijëra ndjekës në profilet e tyre në rrjetet sociale, sepse promovonin kulturën perëndimore. Jo vetëm kaq, por policia kibernetike ka mbyllur çdo profil, përdoruesi i së cilës gjykohej se kishte sjellje të pahijshme.

Sa i përket çështjes së festës, prokurori Ismaeil Sadeqi Niaraki u citua nga një agjenci se tha se gratë ishin gjysmë të zhveshura, duke lënë të kuptohet se ato nuk mbanin shamitë e tyre dhe mantelet e lirshme. Për më tepër që të rinjtë po kërcenin dhe festonin mes tyre.

Prokurorët e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojë të tillë degradim në ceremonitë e diplomimit. Jo vetëm kaq, por ceremonitë e tjera “të ndotura” janë targetuar brenda vendit në javën e kaluar, shkruan shqip.

Megjithatë, në mes të këtyre goditjeve ndaj Perëndimit, fansat e filmit të premten i bënë një pritjeje prej heroi kastit dhe grupit që punuan për filmin “Shitësi”, një film iranian që fitoi dy çmim në festivalin e Kanës. Historia e tij bazohet në një vepër klasike perëndimore të shkruar nga Arthur Miller-i, “Vdekja e një shitësi”

Next Post

Veliaj zbulon këndin e lojërave për fëmijë te Liqeni: Ja dolëm (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In