• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iraku përfaqësohet në Bienalen e Venecias me veprat e rigjetura antike

by Java News
22/02/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arti i vjedhur dhe vepra antike nga Iraku, që asnjëherë më parë nuk janë ekspozuar jashtë vendit, do të paraqiten në pavijonin e këtij shteti në edicionin e sivjetmë të Bienales së Venecias.

Bienalja bashkon artistët më të mirë ndërkombëtarë në një vend dhe është një prej ngjarjeve kryesore të artit me ekspozitën kryesore dhe pavijonet e shteteve pjesëmarrëse.

Këtë vit Pavijoni i Irakut, i quajtur “Archaic”, do të përfshijë artefakte mjekësore, statuja, lodra dhe ibrikë.

Në mesin e tyre ka aso që janë deri në 7 mijë vjet të vjetra. Veprat antike vijnë nga Muzeu Kombëtar i Irakut, i cili ishte plaçkitur pas invazionit amerikan në vitin 2003 dhe qëndroi i mbyllur deri në vitin 2015, kur u rihap me ceremoni, raporton NYT, transmeton “Koha Ditore”. Disa prej veprave të vjedhura janë rikthyer, dhe një numër i tyre do të shpalosen në pavijon.

Një vepër e re nga artisti belg, Francis Alys, do të jetë pjesë e ekspozitës, ashtu sikurse edhe vepra nga artistët bashkëkohorë duke përfshirë Sherko Abbas, Sadik Këaish Alfraji dhe Ali Arkady.

Fondacioni “Ruya”, organizatë joqeveritare e fokusuar në trashëgiminë kulturore të Irakut, ka organizuar “Archaic”, derisa është kuruar nga Tamara Chalabi dhe Paolo Colombo. Bienalja e Venecias do të hapet në muajin maj dhe përveç këtij prezantimi do të ketë edhe ngjarje të tjera që ia vlen të përmenden.

Njëra prej tyre është paraqitja e 120 artistëve, të cilët do të ekspozojnë punimet e tyre në ekspozitën qendrore “Viva Arte Viva”. Kuruar nga Christine Macel, ekspozita do të sjellë vepra nga emra të mëdhenj, siç janë Lee Mingwei, Olafur Eliasson, Frances Stark dhe regjisori e artisti John Waters, i cili është i njohur për filmat “Hairspray” dhe “Pink Flamingos”.

Një ngjarje tjetër e cila do të zërë vend këtë vit në Bienale është edhe paraqitja e artistit Egill Sæbjornsson nga Islanda, i cili ka marrë përsipër që të bëjë art për pavijonin e shtetit të tij. Këtë javë ai ka bërë të ditur se figura folklorike Ugh e Boogar do të jenë pjesë e ekspozitës. Informacione të tilla po vijnë rregullisht falë llogarisë zyrtare të pavijonit të Islandës në “Instagram”.

Mark Bradford, piktor amerikan, veprat abstrakte të të cilit janë shpalosur në muzetë prej Ëalthamit deri në Shangai, do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për paraqitjen e tij në pavijon, Bradford është duke nisur një projekt këtë pranverë përmes së cilit do të ndihmojë të burgosurit e Venecias me veprat që i bëjnë në mungesë lirie.

Giorgio Andreotta Calò, Roberto Cuoghi dhe Adelita Husni-Bey — tre artistë italianë të cilët punojnë në mediume të ndryshme – do të përfaqësojnë Italinë në pavijonin e kuruar nga Cecilia Alemani.

Muzeu “The Accademia” në Venecia do të prezantojë ekspozitë madhore nga piktori amerikan Philip Guston. Është një prej qindra ngjarjeve artistike në këtë qytet në kohën kur mbahet Bienalja, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Gjosha me delegacionin e Politikave të BE në Senatin Italian: Kusht Vettingu, të realizohet sipas kushtetutës

Gjosha me delegacionin e Politikave të BE në Senatin Italian: Kusht Vettingu, të realizohet sipas kushtetutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In