Të dielën Iraku ka ekzekutuar 42 militantë myslimanë sunitë të dënuar nën akuza për terrorizëm nga vrasja e pjesëtarëve të forcave të sigurisë e deri në përgatitjen e makinave bombë.
Ekzekutimi më i madh masiv këtë vit në Irak erdhi pas sulmeve vetëvrasëse të sunitëve që vranë së paku 60 persona afër qytetit jugor Nassiriya, një zonë kjo shiite, më 14 shtator, duke nxitur kërkesat e shiitëve për veprim më të ashpër gjyqësor, raporton Reuters.
Amnesty International ka kritikuar këtë veprim, duke thënë të hënën se “ekzekutimi në masë është shfaqje tronditëse e mjeteve të autoriteteve irakiane për dënimin me vdekje në përpjekje për të treguar se po i përgjigjen kërcënimeve të sigurisë”.
“Dënimi me vdekje është një dënim i pakthyeshëm dhe i dënueshëm që nuk do duhej përdorur në asnjë rrethanë dhe nuk ka asnjë dëshmi që tregojnë se ky dënim çorienton krimin më shumë se çdo mjet tjetër ndëshkues”, ka thënë Amnesty në një raport, transmeton Koha.net.
Ministria e Drejtësisë ka thënë të shtunën se 42 të dënuarit janë varur në një burg në Nassiriya, tre muaj pasi 14 militantë tjerë u ekzekutuan pas dënimeve për terrorizëm. (b.an)