Militantët e Shtetit Islamik kanë gjuajtur në afërsi të një shkolle në lindje të Sirisë duke i vrarë të paktën 9 studentë dhe duke i plagosur 20 persona të tjerë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut. Media siriane tha se 9 vajza janë vrarë si pasojë e gjuajtjeve nga terroristët në zonën Deir al-Zor e cila është kryeqendër e provincës me të njëjtën emër.
Shkollat kanë qenë cak i sulmeve terroriste kohëve të fundit. Javën e kaluar si pasojë e një sulmi ajror në një shkollë afër Damaskut kanë humbur jetën dhjetëra persona./arbresh.info