Iphone i ri do ta ketë jetën të vështirë
Analistët e tregut thonë se trimestri i katërt i Apple (i cili nis në shtator), nuk do të jetë si ai i vitit 2014. Dhe kjo për shkak të pritshmërive jo fort pozitive të telefonit të ri të Mollës, Iphone 6s. Pritet që kompania e Cupertinos të regjistrojë shifra të ngjashme me ato të fundit të vitit 2014, por me tendencë zbritjeje.
Ky parashikim pesimist ndodh për dy arsye: rënia e fuqisë së blerjes në Kinë, tregu i parë i Apple, vetë përmbajtja e telefonit të ri, i cili përbën një evolucion të atij paraardhës, por jo një risi teknologjike.










