• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ipad-i, droga dhe Facebook-u/ 24 orë nga jeta e doktorit

by
16/07/2015 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ipad-i, droga dhe Facebook-u/ 24 orë nga jeta e doktorit

Nga Flogert Muça
“Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë”

Jean-Jacques Rousseau (Zhan Zhak Ruso)

Mora shkas nga vërtetësia e asaj që thotë Rusoi për të vijuar më tej me atë që shohim e lexojme çdo ditë ne mediumet sociale, blogje, gazeta e gjithçfarë website-sh Online. Çdo ditë e më teper po merr vëmëndje “Bota Online”, e çdo ditë e më tepër po ashtu politikanët e kanë kuptuar se mënyra më e shpejtë e komunikimit me popullin është nëpërmjet mediumeve si Facebook, Twitter (pak Instagram sepse tek ne gjithçka vjen vite me vonesë).  Të enjteve Ipad-i i thotë të gjitha në parlament (pavarsisht vërtetësisë), ndërsa ditët e tjera të javës, na “ndin” facebook-un. Paskëtaj, gjithçka thuhet në keto mediume, derdhet vrullshëm nëpër gazeta, e “statusi” merr dhenë sa hap e mbyll sytë.

Por, ku po shkon ky komunikim? Sa po e konsumon shoqëria? Çfarë po konsumon shoqëria shqiptare nga bota online? Kush është bërë “havale” për lexuesin online? Kush disinformon sot e mot  Online? Cili formëson shije regresive për shoqërinë? Kush ethyen etikën ? Të gjitha këto pyetje e gjejnë përgjigjen nëse analizojmë gjuhën e përdorur nga politikanët, reagimet ndaj saj nga lexuesit Online dhe pasojat në shoqëri nga ajo ç’ka kjo gjuhë injekton. Po të përqëndrohemi tek politika, të cilën aq shumë e konsumojmë ndaj  do e kemi më të lehtë të analizojmë. Këtë s’do e shohim në kontekstin politik, sepse populli e ka dhënë verdiktin e tij, por do e shohim në rrafshin moral dhe psikologjik që përcillet nga komunikimi i politikanëve.

Rasti i parë që vlen për tu parë e analizuar është ai i ish kryeministrit e tani deputet, Sali Berisha. Para afro dy vitesh, aq shumë e akuzonte Edi Ramën që përdorte twitter, saqë në një moment u duk sikur Berisha ishte kundër gjithë botës Online. Në fakt, edhe pse kundër gjithë botës ai mund të jetë në shumë aspekte, s’mundi ti bëjë ballë tundimit për të patur dhe ai një profil në rrjetin me te madh social, Facebook. Ndoshta në fillim  e detyruan në fillim specialistët e tij amerikanë të komunikimit, por sot s’ka asnjë dyshim që është pasioni i tij më i madh. S’ka asnjë rëndësi si hyri në botën OnlineBerisha, në këtë botë kaq të panjohur për të deri dje, por padyshim ka rëndësi ti “tërhiqet” pakëz xhaketa nga ne të rinjtë kryesisht dhe shoqëria përgjithësisht  për gjuhën që po përdor në komunitetin me të madh online.

Natyrisht, sheshi i duelit të Berishës është parlamenti, tek i cili Berisha nxjerr tanimë Ipad-in për të lexuar mesazhe e treguar video, a thua se kjo është një lojë kush ka 3G më të shpejtë.

Opozita ka të drejtë të bëj dhe protesta, pasi edhe pse kjo opozitë sot, dje në pushtet (ia lëmë drejtësisë ta gjykojë siç duhet) e vrau shpirtin e protestës më 21 janar të 2011-ës. Por, përpos gjithë të drejtave që i jep vëndi i deputetit opozitar, s’ka asnjë të drejtë (të paktën morale) të mbjelli “luftë” sociale.

Pse duhet parë me vëmendje rasti Berisha? Cili është interesi për ta ndjekur si rast? Pse duhet t’i hiqet nga duar Ipad-i?

Për t’ju përgjigjur të gjithë këtyre pyetjeve, unë kalova në faqen e tij në facebook, pashë me radhë të gjithë postimet e tij. Pasi i pashë me kujdes, vura re disa fjalë kyçe që gjendeshin në çdo postim të tijin. Ishin fjalët që nga goja e doktorit  i kemi dëgjuar që nga viti 1990-2013. Ishin ato fjalët kyce që ndjekin jetën e një njeriu që ose është ushtar i ndonjë beteje fatale, ose padiskutim një fatalitet në jetën e tij e ka bërë të bëhet posesiv. Në çdo status të Sali Berishës fjalët : “Drogë, bombë, krim, Molotov, dinamit, mafie, eksploziv, dhune, gurë, hunj, puç, burg, tritol, bastisje, krim i organizuar, vrasje,……. !”

Stisjet e tij s’kanë fund, por unë do doja t’ju citoja një koment që dikush kishte lënë në facebook-un e Berishës : “ Lëreni në marrinë e tij Atë dhë Ata që ai përdor si ushtarë, pasi vetëm kështu, epitetet tuaja do jenë të realizuara në detaj”!

Ushtarët nga ana tjetër, janë po ata “revolucionarët” e fryrë nga politika e tij e gjuha e tij Virozë. Shkak i gjithë kësaj rrëmuje mediatike, që popullin e lodh është sërisht problemi më i madh i gjithë botës Online tek ne; i porsardhuri Sali Berisha. Ai kudo shkon bën rrëmujë. Kjo na bën të mëndojmë se ai këtë e bën për një arsye shumë të thjeshtë. Ndoshta është për të humbë gjurmët nga të vërtetat e hidhura që ka fshehur gjer dje. Në fakt, edhe rrjetet sociale kanë dhënë kontributin e tyre për t’i nxjerrë në pah. Ndoshta po hakmerret ndaj rrjeteve sociale që i nxorrën shumë të qena të fshehura, e po rrjetet sociale ishin ato që s’i nënshtroi dot kurrë. Nga ana tjetër, aq shumë të habisin, ata që i mbajnë lojën padronit që flet nga “froni” i facebook-ut dhe nga gëzimi që ka 3G, sa edhe sikur të të kenë të drejtë, s’kanë asnjë argument që të mund t’ju besosh se njerëzit online meritojnë një dhunë të tillë psikologjike e gjuhësore.

Gjuha e dhunës duhet shmangur, për të arritur më së pari një paqe sociale. Mos kini asnjë merak, sepse Berisha  nga zyra e tij luksoze prej nga merr energjitë për të enjten e Ipad-it, ju vëzhgon… na vëzhgon.

Next Post

Foto/ Fanny Neguesha: Balotellin e rikthej vetëm unë në formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In