• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IOC: Po se pranuat Kosovën, keni probleme

by Java News
20/11/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka dërguar një letër të gjitha federatave ndërkombëtare për të ritheksuar qëndrimin e vet për pjesëmarrjen e Kosovës nëpër gara ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi publik, IOC-ja ka kërkuar që para se të caktohet ndonjë ngjarje sportive ndërkombëtare në një shtet, të gjithë organizatorët duhet të sigurohen duke marrë garancinë me shkrim nga autoritetet lokale se do të ketë liri dhe jo diskriminimin.

“Kjo është me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë për të gjithë atletët pjesëmarrës dhe delegacionet sportive, në pajtim me parimet bazë të autonomisë dhe mosdiskriminimit, që udhëheqin Lëvizjen Olimpike”, thuhet në letrën e IOC-së.

Më pas është theksuar se “nëse kjo nuk është e mundur, apo ka dyshime, IOC-ja e ka bërë të qartë se çdo shtet që nuk ofron garanci për këto parime, do të përjashtojë veten nga e drejta e organizimit të një ngjarje sportive”.AIBA i kërkon falje Donjeta Sadikut dhe Federatës për mos pjesëmarrjen në Botërorin në Indi.IOC ka përsëritur se asnjë organizatë sportive nuk duhet të kërkojë organizim të ngjarjeve sportive pa pasur përfundimisht të gjitha garancitë për mosshkeljen e këtyre parimeve.

“Ka pasur disa shembuj së fundmi për këtë çështje që u zgjodhën pa probleme dhe me sukses falë bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët mes IOC-së, Federatave Ndërkombëtare, dhe organizatorëve/autoriteteve lokale dhe komiteteve përkatëse. Shembulli më i fundit ishte në Spanjë, ku delegacioni sportiv i Kosovës ka hasur në vështirësi të vazhdueshme me pjesëmarrjen në disa ngjarje ndërkombëtare sportive të mbajtura aty. Qeveria e Spanjës tani ka siguruar se do të angazhohet për të garantuar pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në ngjarjet sportive të organizuara në Spanjë nën kujdesin e IOC-së, siç ishte rasti i Lojërave Mesdhetare në Tarragona. Kjo do të thotë lehtësim për viza për pjesëmarrësit kosovarë dhe lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, flamurin e himnin, sipas protokollit olimpik. Shkurtimisht, ka siguruar se këta atletë do të marrin pjesë me të drejta të barabarta si të tjerët”, thuhet më tej në këtë letër, ku IOC-ja falënderon Komitetin Olimpik të Spanjës për qasjen dhe garancinë e dhënë.

IOC-ja në fund ka thënë se ka punuar për shumë vjet me federatat ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtën e atletëve. “Kjo shkon përtej çdo konsiderate politike dhe përfshin drejtësinë dhe integritetin e garave sportive në pajtim me parimet fundamentale që qeverisin Lëvizjen Olimpike”, thuhet më tej në letër, transmeton Koha.net.

Sipas IOC-së, kur një organizatë kombëtare sportive aplikon për një organizim ndërkombëtar do të duhet të garantojë se të gjithë atletët janë të lirë të garojnë dhe nuk duhet të bëjë diskriminim apo të lejojë ndërhyrje politike.

Në këtë pikë, IOC-ja thotë se nëse përsëriten raste të tilla kur një shtet/territor nuk njihet nga shteti nikoqir, do të merren masat e duhura nga organizatorët për të siguruar që pjesëmarrja e këtyre atletëve do të jetë në kushte të njëjta si e çdokujt tjetër. IOC-ja ka përsëritur se çështja politike është e ndarë nga sporti. (b.an)

Next Post
Mesazhi i Metës, në Ditën e të Drejtave të fëmijëve

Mesazhi i Metës, në Ditën e të Drejtave të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In