Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu reagoi në studion e emisionit “360 Gradë”, duke u shprehur se dikush duhet të jap llogari për viktimat e tërmetit.
Ai bëri pyetjen retorike se kush mban përgjegjësi për 25 viktimat e Thumanës, të cilët u futën në banesa të shpallura të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit.
Klevis Balliu: Opozita është me qytetarët duke dëgjuar qytetarët. Kemi 7 vjet që i themi këtij njeriu: ku janë subvencionet, ku janë premtimet, kush po jep llogari sot për vjedhjet sot tek unaza. Është arrestuar vetëm një recepsionist. Kush jep sot për 25 viktima? Kush jep llogari për vrasjen shtetëtrore që i futi njerëzit në banesa të pabanueshme.
Arben Meçe: Po hiqe atë kasetë mor burrë i dheut se jeni bërë të rëndomtë me këtë kasetë.
Klevis Balliu: Këta tani do na tregojnë ne për mandatin e tretë të tij. Ky nuk merr dot tre mandate me zgjedhje të lira e të ndershme. Do ketë zgjedhje të lira të ndershme e të prakoshme.