• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Inxhinieri-Ramës: Përgatituni për një dëm mbi 500 mln. Ky është shtab lufte, më jepni detyrën që më takon

by Java News
01/12/2019 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinieri Arben Meçe foli me tone të ashpra në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, që po zhvillohet këtë pasdite nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Inxhinieri tha se nuk është aspak e rëndësishme të diskutohet për transparencën e fondeve, por të gjithë duhet të zbresin me urgjencë në terren dhe t’iu japin sa më shpejt zgjidhje njerëzve.

Sipas tij, dëmet e këtij tërmeti do të jenë mjaft të mëdha, mbase mbi 500 milionë, duke shtuar se Durrësi sot është në gjendje katastrofike.

“Paraqitem si një ushtar, që shteti më ka thirrur në mobilizim. Nuk përfaqësoj askënd, vetëm veten time. Jemi një shtab që ka vetëm një detyrë, komiteti i Rindërtimit. Kemi një orë e gjysmë që po harxhojmë kohë. Situata në terren është emergjente në kuptim të kërkesave të qytetarëve. Këtu po diskutohet transparenca, por qytetari kërkon siguri. Ajo që duhet të transmetojmë urgjentisht te qytetari është besueshmëria. Përgatituni për një dëm mbi 500 milionë euro z.kryeministër. Ato që do të mblidhen këtu është ‘hiq’ përpara dëmit që do përballojë Shqipëria.

Vëmendja jonë duhet të jenë të organizohemi që vëmendja të zbresë deri te qytetari. Duhet të kuptoni sa të terrorizuar janë njerëzit. Unë duhet të isha në kushte pune sot, unë dua detyrën, më jep detyrën se për këtë kam ardhur. Nuk kam ardhur për të treguar sa i ndershëm jam, ne sot duhet të fillojmë punën, nuk duhet të humbasim asnjë sekondë. Nuk dua ta diskutoj më transparencën e fondeve, por ne duhet të shkojmë te qytetari. Koha e zgjidhjes së problemit do jetë e gjatë. Durrësi është katastrofë, sa i përket dëmit që ka.

Po goditet besueshmëria ndaj shtetit, ndaj dhe unë kam ardhur këtu që të fuqizojë besueshmërinë ndaj shtetit. Jemi futur në një fazë që i përket rindërtimit, puna ka filluar, por njerëzit duhet të jenë aty ku vërtet është dëmi, shkruan “Bw”.

Mua më keni në dispozicion pa dallim, pa asgjë. Këtë shtab unë e shoh shtab lufte, sa më i organizuar të jetë ky dhe sa më tepër skemën e çojmë në terren, deri në qelizë, atëherë jemi të besueshëm, transparenca e fondeve është e fundit gjë”, tha inxhinieri. /e.s/

Next Post
Lëkundjet e tërmetit në Korçë nuk mbarojnë, sërish gjatë natës

Lëkundet sërish toka në vendin tonë, ku ishte epiqendra e tërmetit 3.6 ballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In