• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inxhinierët e turpit

by Romina Kuko
08/11/2025 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Romina Kuko

Në çdo shoqëri që ka luftuar për të parë dritën, dikush ka ndërtuar gjithmonë një shoshë për ta mbuluar. Historia njeh plot, me shembullin më komik ata që në fillim të shekullit të kaluat ulërinin Dum Babën teksa Shqipëria vraponte drejt sovranitetit!

Në çdo kohë që ka njohur arsyen e progresit (lexo: zhvillimit, lehtësimit të jetës), dikush (lexo: ata që po ju ikte kontrolli nga duart) ka shpikur një mënyrë për ta quajtur turp.

Turpi, ajo ndjenjë e padukshme që dikur e ndalonte njeriun nga mëkati është gjithashtu mekanizëm pushteti, instrument për të shuar guximin, për të ndëshkuar ndryshimin, për të mbajtur shoqërinë në pozicionin e përkulur të bindjes.

Në grupimet që nuk kanë më ide, turpi zë vendin e ligjit.

Nuk ke nevojë të ndalosh një njeri me forcë, mjafton t’i krijosh ndjenjën se është gabim ta bëjë.

Nuk ke pse censuron fjalën, mjafton ta bësh të ndjehet e turpshme.

Nuk ke pse i rrëzon gratë, mjafton t’u shpikësh histori me turpe dhe t’ju kujtosh se vendi i tyre është më poshtë.

Në këtë mjeshtëri të errët, ca të kalbur në opozitē janë arkitektē të vjetër.

Në mungesë të idealeve, ata ndërtojnë rrjete turpi. Në mungesë të vizionit, krijojnë moralin e frikës.

Në vend të ideve, shpërndan anatema, në vend të argumenteve, fjalor të mallkimeve; në vend të lirisë qe ju kërcënon ekzistencën, turp publik.

Për të ruajtur pushtetin mbi tifozët e tyre sa vjen e më të pakët, nuk kanë më nevojë për forcë, mjafton që njerëzit të kenë frikë nga ajo që mendojnë.

Kështu, nga dikush që në momente nevralgjike të historisë postkomuniste duhej të drejtonte një komb drejt emancipimit, u kthyen në inxhinierë të errësirës morale, ku turpi është valuta e vetme që qarkullon, dhe poshtërimi, mënyra më e sigurt për të mbajtur vëmendjen.

Por turpi është armë primitive.

E përdor ai që s’mund të bindë, ai që s’mund të krijojë, ai që s’mund të dashurojë të vërtetën.Sepse turpi nuk ndërton, ai vetëm ndalon frymëmarrjen dhe progresin.

E çdo gjë që ndalon frymën, vdes.

Rasti më i freskët është ligji për barazinë gjinore, një përpjekje e qetë për të vendosur drejtësi aty ku koha ka lënë ende pabarazi.

Ligji nuk shpik asgjë të re. Ai vetëm pohon atë që duhej të ishte e vetëkuptueshme:

se burrat dhe gratë kanë të njëjtat të drejta, të njëjtat mundësi, të njëjtin vlerësim.

Ai nuk zhbën natyrën, por e ndriçon. Nuk prek traditën, por e çliron nga dogma. Nuk shkatërron familjen, përkundrazi! E forcon në dinjitet.

Megjithatë, për inxhinierët e turpit, bashkë me zombiet e komenteve anonime nëpër rrjetet sociale kjo u mjaftoi për të shpallur apokalipsin.

Me ndërgjegjje të plotë që po gënjenin si derri, u shpikën “prind 1” e “prind 2”, “gjini fluide”, “gjini e shumëfishtë”, fantazma të fabrikuara në laboratorët e frikës, që përçmimi t’i paraprinte çdo leximi.

Në të vërtetë, neni 4 është i qartë si drita. Në thelb thotë:

“Burrat dhe gratë janë të barabartë në të drejta dhe mundësi.”

Asgjë më shumë. Asgjë më pak.

Por në një shoqëri që ende e mat emancipimin me sasinë e turpit, kjo mjafton për të ndezur turrat.

Turrat e reja nuk kanë zjarr po kanë mikrofonë. Nuk digjet trupi po të digjet reputacioni.Nuk përndiqet më heretiku po përndiqet e reja që flet me zë të sigurt.

Por turpi, sado i stërvitur të jetë, nuk mund të ndalë frymën. Ky ligj, ashtu si çdo hap përpara, i hap rrugën vajzave të së nesërmes atyre që nuk pranojnë të shihen si qenie dytësore, që guxojnë të ndjekin shkencën, të marrin pjesë profesionalisht në zbatimin e ligjit, të drejtojnë biznese, të udhëheqin tribunat dhe të kenë ZË.

Nuk u jep asnjë privilegj, por u rikthen të drejtën për të ekzistuar të barabarta.

Sepse një shoqëri që i frikësohet zërit të grave, i frikësohet së ardhmes.

Si çdo herë, për inxhinierët e turpit, drita është kërcënim. Duke trazuar ca tela të ADN të Shqiptarit nëpërmjet mashtrimit, u përpoqën ta nemisin këtë betejë për barazi, për paqe sociale.

Ata duan heshtjen që t’u duket urtësi, errësirën që t’u duket moral, shtypjen që t’u duket rend. Dhe nëse nuk ju nënshtrohesh do inxhinierojnë një konflikt social.

Por karvani i kohës s’pyet për tymnajën e tyre, ai ecën.

Ecën me ata që s’kanë më frikë nga fjalët, me ata që nuk e shesin dritën për qetësi, me ata që nuk kanë më turp të jenë njerëz të lirë.

Dhe kështu, si në çdo epokë që ka pasur më shumë zjarr se mjegull, janë përsëri pasardhësit e shpirtit të iluministëve që çojnë përpara këtë betejë. Ata që dikur nuk dogjën dot në turrë, sot marshojnë përpara, me libra, me zëra, me guxim.

Sado të përpiqeni, sado të shpikni frikëra të reja, sado të ringjallni hijet e së djeshmes karvani ecën. Dhe ecën vetëm përpara.

Next Post
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Comments 1

  1. Pertit DAUTAJ says:
    3 months ago

    Me krijimin e seksit ndzerat ryshe duhet te dini se mbaron egzistenca e shqiptareve etnike dhe do te behet komb ndryshe me emrin komb ndryshe.
    Eshte e frikshme sepse zerat qe publions ndryshe ruajne origjinen e popullit tyre. Nje forme lufte siç eshte xhihad por tek seksi njerezor qe ndryshon kombet i ben pa vlere njerezore. Berja e nje ligji ne parlamentin shqiptar i sherben shkaterrimit te shoqerise njerezore. Te pranosh individ ndryshe eshte normale sepse edhe lindin por te besh ligj berjen e njeriut ndryshe eshte fundi yt si komb.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In