Një telefon me një disk rrotullues për të formuar numrin, i ngjashëm me telefonët e dikurshëm të shtëpive. Synimi është lufta kundër humbjes së vëmendjes që sjellin sinjalizimet e ndryshme që vijnë nga mesazhet apo rrjetet sociale.
Quhet “Rotary Cellphone” dhe është projekti origjinal dhe ‘vintage’ i inxhinierit Justine Haupt. Ai në fakt njihet me pseudonimin inxhinieri “anti-smartphone”.
“Në një kohë kur të gjithë janë fort të lidhur me telefonë që nuk i kontrollojnë dhe nuk i kuptojnë dot, doja diçka që të ishte terësisht e imja dhe personale. Në këtë mënyrë jam i justifikuar se nuk dërgoj dot mesazhe.
Por është edhe një mënyrë për të dëshmuar se është e mundur që mund të kesh një telefon të përdorshëm në mënyrë perfekte që shkon përtej ekranit me prekje” shprehet Haupt.
Veç diskut rrotullues për të formuar numrat, telefoni ka një ekran elektronik që tregon thirrjet e humbura. Të gjitha pjesët fizike vijnë nga një telefon i vjetër “Western Electric Timeline” ndërsa struktura kryesore (trupi) është një printim 3D. SCAN