Teksa pritet shkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ngritja e SPAK, ambasada amerikane ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë” – shkruan ambasada në faqen e saj.
Selia diplomatike sjell një video ku sqaron se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.
“Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur” – shkruan ambasada e SHBA teksa publikon videon e mësipërme.
/a.r
E vetmja shorese !