• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi në shkollën “Isa Boletini”, Veliaj: Klasat e reja i japin fund mësimit me dy turne

by Java News
16/09/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga nesër, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini” do ta zhvillojnë mësimin vetëm me një turn dhe jo me dy, siç ka ndodhur deri vitin e kaluar. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka bërë që shkolla në Kodër-Kamëz të ketë 17 klasa të reja, çka shmang përfundimisht mësimin me dy turne, një problem i hershëm për nxënësit, por edhe prindërit e kësaj zone.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se investimet e bashkisë në institucionet arsimore rrisin cilësinë e mësimdhënies për të gjithë nxënësit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Ashtu si ‘Isa Boletini’ erdhi në minutën e fundit, teksa shpallej Pavarësia, edhe ne, në minutën e fundit jemi gati për të shpallur pavarësinë nga shkollat me dy turne, në Kodër-Kamëz. Sot, me 17 klasat e reja shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Teksa hyjmë në këtë vit të ri shkollor, më vjen mirë që Kodër-Kamzës i është shtuar kjo stoli.

Ai theksoi se bashkia po vijon punën me të njëjtin përkushtim e cilësi, si në qendër edhe në periferi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Fakti që punojmë me të njëjtën shpejtësi e logjikë, dhe me të njëjtën cilësi, si në Kodër-Kamëz, ashtu edhe në qendër të Tiranës, tregon se sa të përkushtuar jemi për fëmijët e qytetit. Nuk ka fare rëndësi nëse jemi demokratë apo socialistë, rëndësi ka që për fëmijët të jemi të gjithë njësoj, të gjithë në një zë, me një fuqi, për t’u siguruar që marrin arsim të shëndoshë e nesër të jenë qytetarë shumë më të denjë, ndoshta edhe se raca jonë, për Tiranën që sot është bërë e stërmadhe dhe që Kodër-Kamza duhet të jetë pjesë dinjitoze.

Kryebashkiaku solli në vëmendje se edhe në Kodër Kamëz investimet nisën me më të vegjlit, për të vijuar me të rriturit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj:E filluam nga çerdhja, tani vijojmë me shkollën, do zgjidhim një ngërç që kemi me kopshtin dhe vitin tjetër, do të përgatitemi për një mega-investim në gjithë zonën e Kodër-Kamzës; është një bllok disa hektarë, me shumë rrugë dhe sheshe, sepse besoj që vetëm kur e mbyllim mandatin edhe me Kodër-Kamzën, të trajtuar njësoj si të gjitha njësitë e tjera, mund të quhet një Tiranë që ka ecur me të njëjtën shpejtësi dhe jo me dy shpejtësi, më ngadalë në periferi dhe më shpejt në qendër.

Ai ftoi nxënësit të mirëmbajnë mjediset e reja të shkollës, por edhe ato të rikonstruktuara, në mënyrë që bashkia të vijojë punën me të tjera investime.

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Është investim nga më të mirët që kemi bërë, jo vetëm në cilësinë e materialeve, por edhe në teknologjinë që është përdorur, duke nisur nga ngrohja, nga fushat e terrenet sportive tek veshjet me kapotë. Nëse ruajmë këtë investim na jep mundësi që herën tjetër, jo vetëm të rregullojmë gjithë Kodër-Kamzën në infrastrukturë, por t’i kthehemi edhe pjesës së vjetër së shkollës, që të jetë në të njëjtin standard si pjesa e re.

Veliaj vlerësoi vendimin e qeverisë për të dhënë librat falas për katër vitet e para të shkollës.

Librat falas, terrenet sportive, shkollë e re, tani na ngelen vetëm dhjetat dhe jam i sigurt që të gjithë djemtë e vajzat e Kodër-Kamzës do na bëjnë të ndihemi krenarë, që ia vlejti investimi, kur të shohim dëftesat e tyre në fund të vitit.

Next Post
Njihuni me çiftin më të pazakontë: Nuk i lajmë dhëmbët prej dy vitesh dhe hamë veç fruta

Njihuni me çiftin më të pazakontë: Nuk i lajmë dhëmbët prej dy vitesh dhe hamë veç fruta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In