• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimi 100 mln euro në Parkun Fotovoltaik të Karavastasë/ Rama: I hap rrugë kantierit të madh të energjisë diellore

by Java News
31/07/2020 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nënshkrimi i marrëveshjes zbatuese mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë prestigjioze “Voltalia”, për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë është një lajm shumë i mirë për ekonominë dhe imazhin e vendit tonë.

Në fjalën e tij në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Rama tha se “kjo marrëveshje i hap rrugë kantierit të madh të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë euro, duke nisur nga muaji shtator”.

“Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë dhe imazhin e vendit tonë, pasi me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme në Shqipëri do të fillojë nga puna një emër i madh dhe “Voltalia” do të na ndihmojë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe që të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria ende njihet pak, dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit, të cilët ia kanë dëgjuar emrin përgjithësisht jo për arsyet e duhura, apo më saktë për arsyet që ne do të donim”.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe një nga asetet më të çmuara të këtij vendi është se ka një pasuri të jashtëzakonshme në ujë dhe në diell. Pikërisht mbi këtë pasuri të jashtëzakonshme mund të ngrihet dhe po ngrihet një sektor energjetik gjithnjë më i fortë, dhe falë investimit të parë tek dielli, një sektor energjetik që është jo vetëm i bazuar në masën e vet dërrmuese tek energjitë e rinovueshme, por shton me këtë investim edhe energjinë diellore, si një potencial i madh që sapo nisim ta shfrytëzojmë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “është një lajm i gëzuar ky edhe për atë që nënvizoi ministrja Balluku, sepse vjen në një moment tronditës mbarë në aspektin jo vetëm shëndetësor, por edhe atë ekonomik”.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që vjen nga Franca. Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë shumë që Franca të jetë shumë më e pranishme në Shqipëri në aspektin ekonomik dhe kjo është një nga ambiciet e shpallura të vetë Presidentit të Francës, i cili shikon tek rajoni ynë një hapësirë ku Europa duhet të investohet në një sërë planesh dhe jo thjesht në planin e  procesit të integrimit europian si i tillë në vetvete”, – tha Rama.

“Ne jemi shumë të privilegjuar, sepse zotërojmë një ndër rezervat më të mëdha hidrike në Europë në raport me gjeografinë tonë. Ne jemi vendi i dytë më i pasur me ujë pas Norvegjisë. Por nga ana tjetër shumë studime flasin për kërcënimin e ngrohjes globale mbi burimet ujore”, – shtoi Rama.

Sipas tij, një studim i Bankës Botërore thotë se deri në 2050 burimet e lumenjve mund të pakësohen me 20%, gjë që e bën edhe më të rëndësishme e më të domosdoshme politikën energjetike të fokusuar tek energjia diellore.

“Ne jemi të lumtur që jo vetëm kemi kompaninë “Voltalia” që është një garanci e padiskutueshme në çdo aspect, por ajo ka ardhur në Shqipëri duke ofruar një çmim që përbën një rekord krejt të papritur për ne, por edhe të papritur për shumë të tjerë që e kanë parë më vëmendje këtë ankand dhe vazhdojnë të pyesin lidhur me këtë ankand”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “më vjen mirë edhe për një arsye tjetër, se me “Voltalia” që nënshkruam sot marrëveshjen do të kemi një dëshmitar francez që do të mund të thotë se si u gjend, si u ndje, si e kaloi procesin me qeverinë ‘e korruptuar’ shqiptare, me qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi, që është një paragjykim i lidhur me vetë Shqipërinë. Besoj se edhe për “Votlalian” do të ndodhë ashtu si ka ndodhur edhe për TAP-in, por edhe për një sërë investimesh të tjera, që kur të flasin për eksperiencën e tyre në Shqipëri do të gjenden përballë njerëzish që nuk do t’i besojnë ato që thonë, sepse paragjykimet janë shumë të forta”.

Rama u shpreh se “ kemi shumë ende për të bërë edhe në luftën kundër korrupsionit, edhe në garantimin e një standardi transparence që të karakterizojë të gjithë proceset, jo thjesht proceset e mëdha si ky proces me një kompani kaq të madhe e prestigjioze”.

Duke iu drejtuar miqve francezë Rama tha se: Mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare, sepse kjo do të ndihmojë shumë.

Next Post
Humb jetën nga COVID-19 ish-kandidati për president në SHBA, biznesmeni i njohur Herman Cain

Humb jetën nga COVID-19 ish-kandidati për president në SHBA, biznesmeni i njohur Herman Cain

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Investimi i Voltalias eshte shume i rendesishem ne shfrytezimin e energjise diellire ,qe eshte e pashtershme, por duhet te rrisim keto innvestime sidomos ne toka te kripura, qe nuk demtojne fondin e tokave bujqesore per te cilat kemi shume nevoje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In