Opozita dorëzon kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike. Deputetët Gazment Bardhi tha se shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët dhe miqtë e Edi Ramës.
“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, tha Bardhi.











