• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Investimet nëpër fshatra s’janë favorizime”! PD e kallëzoi në SPAK, flet kryebashkiaku i Maliqit: Kemi pezulluar…

by A R
25/04/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gëzim Topçiu, kryebashkiaku socialist i Maliqit ka reaguar lidhur me kallëzimin në SPAK ndaj tij prej PD-së.

Topçiu thotë se nuk e ka lexuar ende materialin e dorëzuar nga Ivi Kaso në SPAK, por është njohur me të prej bashkëpunëtorëve të tij.

Në qendër të denoncimit të PD janë tre akuza kryesore: asfalti elektoral, tenderat elektoralë dhe punësimet e përkohshme në funksion të fushatës zgjedhore. PD thekson se këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të ligjit dhe përdorim të burimeve publike për përfitime politike.

Megjithatë, kryebashkiaku i Maliqit në reagim thekson se investime në fshatra nuk janë favorizime. Sipas tij, bërja e rrugëve i shërben sa të majtëve dhe të djathtëve.

Lidhur me punësimet e reja, ai shton se ato janë pezulluar me urdhërin e nxjerrë prej tij si kryetar bashkie.

Reagimi i Gëzim Topçiut pas kallëzimit penal të Ivi Kasos në SPAK:

Nuk e kam lexuar materialin, bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar dhe nuk jam njohur me materialin. Nga ajo që më kanë treguar bëhet fjalë për dy momente, për punësime në periudhë zgjedhjesh dhe në momentin e dytë me investime publike në territor, apo prokurime publike.

Dua të sqaroj se me një urdhër të nxjerrë nga ana ime i kemi pezulluar të gjitha punësimet të reja, këtë mund ta verifikoni në institucionin e Bashkisë. Momenti i dytë ka të bëjë me investime të cilat janë investime të miratuara me vendim të Këshillit të Bashkisë me vendim të vitit 2024. Janë procedura normale, standarde, nuk kemi bërë shtesa në periudhën 4 mujore të zgjedhjeve kështu që është një punë normale e bashkisë.

Ne konceptin tim unë mendoj që institucionet tona duhet të punojnë sipas një miratimi që Këshilli i Bashkisë ka bërë, sipas miratimit që bën Agjencia e Prokurimeve Publike, që është institucion që shikon edhe bazueshmërinë ligjore . Kështu që më duket një veprim jo i duhur por megjithatë institucionet përkatëse ta verifikojnë dhe të shikojnë cila është shkelja apo abuzimi që ne kemi bërë.

Nuk mund të quhet favorizim në qoftë se unë investoj në të gjitha fshatrat e bashkisë. Është një investim 3 vjeçar për vitet 2025- 2026- 2027 i shpallur me vendim te Këshillit të Bashkisë, i miratuar nga institucioni i Prefektit, vazhdon me procedura standarde. Ne nuk bëjmë rrugë për të majtë apo për të djathtë, bëjmë rrugë kudo në të gjithë bashkinë . Le ta shikojnë komunitetet tona sa të vërtetë jemi për këtë pjesë.

Next Post
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deklarim i rremë i pasurisë, SPAK dërgon sërish për gjykim Asllan Dogjanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In