Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka vlerësuar investimin e qeverisë për të realizuar projektin e ri për QSUT-në.
Ky projekt përfshin strukturë të re spitalore për Kirurgjinë e Përgjithshme me bllok të ri të sallave të operacionit dhe reanimacionin e Kirurgjisë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë, projekt i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe Qeveria Shqiptare.
Gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu firmosi kontratën për fillimin e punimeve të projektit me Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO.