• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Investimet në Durrës do jenë më të mira se në Dubai”/ Miliarderi arab: Dua të blej një shtëpi të vjetër në Tiranë. Përmeti më ka pëlqyer pa masë

by Java News
12/02/2021 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mohamed Alabbar thotë se investimet në Durrës do të jenë më të mira në se Dubai.

Drejtuesi i kompanisë Emaar, e cila synon të investojë 2 miliardë euro në qytetin bregdetar shqiptar, tregoi disa prej gabimeve që kompania e tij kishte bërë në Dubait.

Alabbar tha se kishte mësuar nga këto gabime dhe për këtë arsye Durrësi do të jetë më mirë.

Blendi Fevziu: Shpresoj shumë që Durrësi të bëhet si Dubai një ditë…

Mohamed Alabbar: Jo, Durrësi do të jetë më mirë. Këtu është ndërtuar mirë, por kemi bërë disa gabime dhe kemi mësuar prej tyre.

Blendi Fevziu: Më thoni dot një gabim që keni bërë këtu?

Mohamed Alabbar: Ne kemi ndjekur shembullin e Champs Elysee. Kemi sjellë konsulentë nga atje dhe i kemi pyetur cilat janë gabimet tuaja. Ne nuk kemi banje publike, vend parkime. Nëse i bini nga bulevardi ynë, kemi parkim nëntokë, 20 xhami, 45 tualete, por prapë ka mungesë të zonave të gjelbra.

Blendi Fevziu: Cili është projekti juaj në Durrës, çfarë do të ndërtoni ju atje? Marinë, apartamente, hotele? Pra konkretisht cili është marterplani, ose ideja juaj?

Mohamed Alabbar: Dikur fokusoheshim tek ndërtesat, por jo nuk bëhet fjalë për to. Nëse shihni Burj Kalifan sot, nuk bëhet fjalë për ndërtesën, por shëtitjen që mund të bëjmë ne këtu me fëmijët tanë. Të shohim përreth dhe të themi, unë kam shpresa, të buzëqeshim dhe ta kuptojmë se jeta po bëhet më mirë. Do të ndërtojmë marinën, portin, godina, hotele, rrugë për të ndryshuar jetën e vendit dhe turizmit.

Blendi Fevziu: Mendoni se jeta në Durrës dhe në zonat përreth ku ju do të investoni do të jetë më e mirë, do të ndryshojë diçka?

Mohamed Alabbar: Kjo gjë më shtyn mua të punoj çdo ditë. Si ta përmirësojmë jetën. Dua të ecim dhe të themi: unë po jetoj vërtetë.

Blendi Fevziu: Po flisni për të gjithë panoramën, e cila padyshim është tepër interesante. Por unë kërkoj disa detaje, gjëra më të vogla mbase. Sa i madh do të jetë investimi juaj në Durrës.

Mohamed Alabbar: Jemi duke vlerësuar tek 2 miliardë euro.

Blendi Fevziu: 2 miliardë euro në Durrës? Ky është investimi më i madh që kemi pasur gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Kjo hapësirë do të jetë vetëm për shqiptarët apo edhe të huajt? Cilit treg i drejtohet?

Mohamed Alabbar: Është një treg i hapur, por pjesa më e madhe vendas.

Blendi Fevziu: Por unë dua objektivin tuaj, synoni më shumë për shqiptarët apo të huajt?

Mohamed Alabbar: Mendoj se pjesa më e madhe do të jenë shqiptarë, por unë nuk mund të ndaloj dikë nga Bosnja, Kosova, Greqia, për shembull që dëshiroj të blejë këtu. Unë këtë projekt do ta promovoj edhe në Emirate dhe mund të vijnë edhe nga andej të blejnë.

Kur e keni vizituar Shqipërinë për herë të parë?

Para dy viteve.

Përse, cili ka qenë qëllimi i vizitës suaj?

Po lexoja për Shqipërinë, po shihja Europën Lindore para 5 viteve, por pastaj u mora me gjëra të tjera.

Nuk kishit asnjë informacion për Shqipërinë?

Jo nuk kisha. Unë operoj në Lindjen e Mesme. Mendoj ndryshe. Fatkeqësisht jemi burim i keq për lajmet e botës. Po të ndjekësh shtypin, shumica e lajmeve të këqija vijnë nga Lindja e Mesme. Problemet me Iranian, Afganistanin, Palestinën, terrorizmin.

Por disa nga vendet më tërheqëse të botës janë nga Lindja e Mesme?

Shumë e vërtetë. Pikërisht se jetoj këtu kam pikëpamje pozitive. Pavarësisht sa dëgjon nga jashtë, mundësitë këtu janë për t’u zhvilluar. Njësoj është edhe për Shqipërinë, në mundësitë që të jep ajo për të ecur përpara. Më telefonoi një miku im, zoti Suarez dhe më tha se Shqipëria po zhvillohet. Nisi të fliste për portin e Durrësit, dhe më tha se është vetëm një i çmendur që e bën këtë projekt dhe quhet Muhamed.

Blendi Fevziu: Kur do të fillojë projekti juaj?

Mohamed Alabbar: Qeveria është tepër eficente dhe këtë gjë shpresojmë edhe për veten. Po them se në muajt e ardhshëm, jo shumë larg.

Blendi Fevziu: Qeveria duhet të jetë eficente…

Mohamed Alabbar: Unë parashikoj në muajt e ardhshëm dhe jo më gjatë.

Blendi Fevziu: Sa kohë do të zgjasë projekti, nga fillimi deri në fund të themi? Do të kryhet me faza?

Mohamed Alabbar: Po gjithçka varet nga tregu, disa projekte i mbarojmë për 5 ose 6 vite. Disa të tjerë mund të zgjasin 7 vite. Varet nga tregu.

Blendi Fevziu: Varet se si reagon tregu…

Muhamed Alabbar: Çdo gjë nis ngadalë derisa njerëzit fitojnë besimi, derisa i siguron që je serioz dhe pastaj merr vrull pune.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri do t’ia nisni nga porti, marina apo me godinat?

Mohamed Alabbar: Do t’ia nisim nga plazhi me disa riparime. Po bëjmë studime, një marinë e vogël, ndërtesa dhe hotele dhe më pas vazhdojmë.

Blendi Fevziu: Kjo fazë e parë do të jetë gati për dy vite, tre?

Mohamed Alabbar: Shpresoj për 2 vite!

Blendi Fevziu: Po kjo zonë do të ketë gjithashtu një plazh të saj?

Mohamed Alabbar: Do të bëjmë të pamundurën ta pastrojmë…

Blendi Fevziu: Është projekt qyteti apo plazhi?

Mohamed Alabbar: Plazhi do të jetë projekti ynë. Do të pastrojmë rërën, tokën. Ka shumë punë.

Blendi Fevziu: Do të bëjnë njerëzit banjo dielli në këto plazhe, do të jenë të lejueshme për të qenë plazhe publike?

Mohamed Alabbar: Po, sigurisht! Kjo është më e pakta që mund të bëjmë.

Mohamed Alabbar, foli për dëshirën e tij për të blerë një shtëpi të vjetër në Tirane, të cilën do ta rikontruktojë.

Por jo vetëm kaq, teksa tregoi se Përmeti i kishte pëlqyer pamasë, Alabbar tha se në këtë qytet dëshironte të ndërtonte një fermë dhe një shtëpi pranë lumit.

“Po kërkoj të blej një shtëpi në Tiranë. Dua të blej një shtëpi të vjetër dhe ta rinovoj. Po mendoj të marr një shtëpi me qira për momentin derisa të gjej shtëpinë e duhur dhe ta rinovoj. 

Dua që ta dinë se e kam seriozisht, se investimi këtu është një çështje serioze. Në gusht kam qenë në Përmet dhe nëse mund të zgjidhja them të ndërtoj një fermë në Përmet, për në verë dhe një shtëpi të bukur afër lumit”, tha Alabbar.

Kreu i kompanisë prestigjioze Emaar thotë se i ka bërë qeverisë shqiptare një propozim edhe për jugun dhe po pret përgjigje.

“Së pari nuk mendoj se ato hapësira (në jug) do të mbeten bosh për një kohë të gjatë, më dëgjoni mua. Po shoh për diçka serioze në jug, po jua them. I kam bërë një propozim qeverisë dhe do të më kthejnë përgjigje. 

Po mendojmë një projekt për turizmin, jemi duke punuar, vetëm propozim. Por tipike për investitorët, qytetet e mëdha janë qendra, aty është ekonomia. 

Tipike kjo për botën, njerëzit po zhvendosen nëpër qytete, atje është GDP-ja, popullsia më e madhe, punësimi, por po të shohim jugun, është diçka krejt ndryshe”, shprehet ai.

Next Post
“Llumit” që shkon në Kuvend me makina 100 mijë euro-she

"Rama duhet të kandidonte në Shkodër"/ Nano: Kim s'mund të gjykojë Tom Doshin sikur të ishte Kushtetua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In