Kryeminsitri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastrirliu, kanë çelur kantierin e ri të ndërtimit në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Bëhet fjalë për një investim prej 25 milion euro, i cili do të ofrojë modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve në QSUT-së.
Kryeministri Edi Rama dha detaje mbi projektin e ri, ku theksoi se spitali i ri kirurgjikal do të ketë një kapacitet me 120 shtetër dhe 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, Tiroidet, Toraksi, Kirurgji Abdominale, me një kullë laparoskopie secila), duke bërë të mundur transferimin e tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë.
Më tej kryeministri Rama dha një lajm të mirë për të gjithë mjekët, rritjen e rrogave me 10% në vitin e ardhshëm. Rama deklaroi gjithashtu se është një arritje fakti që Kontrolli Mjekësor Bazë përfshin moshat nga 35-70 vjeç dhe se ka një kulturë çdo ditë në rritje për marrjen e këtij shërbimi falas.
Ndërkohë kryeminstri Rama theksoi se janë duke u bërë disa punë të rendesishme në shëndetësi, si procesi i sterilizimit, investimi në ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore, rritja e shërbimeve me anë të patronazhimit, bonusit dhe investimet në spitalet rajonale .
Në fjalën e saj ministrja Ogerta Manastirliu, u shpreh se ky është projekti më madhor në QSUT, dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët në dy shtylla siç janë mjekësia interne dhe kirurgjia.
“Në 30 muaj nga sot do të kemi një spital të ri të sëmundjeve të brendshme, me një vlerë 11 milionë euro, i cili do të ketë një kapacitet me 345 shtretër dhe 14 shërbime mjekësore. Duke filluar nga kardiologjia, astropatologjia, hematologjia, enokronologjia, tek shërbbimet e tjera deri të një strukturë e dedikuar e imazherisë ”, u shpreh Manastirliu.
a.ç










