• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Investigimi/ Të moshuarës “i vodhën pensionin për 8 vjet”, Sigurimet Shoqërore fajësojnë Postën Shqiptare

by Java News
19/10/2021 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Një 72-vjeçare iu drejtua emisionit “Fiks Fare” për mosmarrjen e pensionit për një periudhë prej 8-vitesh. Zoje Probanaj thotë se ka dalë në pension në vitin 2006. Ajo thotë se ka marrë disa muaj pension dhe më pas i është ndërprerë. Është interesuar te postieri, i cili i ka thënë se “ke probleme me Sigurimet Shoqërore, s’ke paguar kontributet”. Madje i është thënë se, edhe ato që ke marrë, do të të mbahen pasi i ke marrë gabimisht.

Megjithatë, zonja pohon se është interesuar te Sigurimet Shoqërore dhe ka mësuar se në emrin e saj ka kaluar vazhdimisht pensioni, që nga muaji qershor 2006 e deri në ditët e sotme, pa asnjë pengesë. Ajo dyshon se pensioni i saj është vjedhur nga punonjës së Sigurimeve Shoqërore dhe nga punonjës të Postës Shqiptare. “Nuk kam fuqi të merrem me të gjithë, mua më është ndalur pensioni nga viti 2006 deri në vitin 2014. Pas vitit 2014 e kam marrë” thotë ajo.

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me postierin që ka shpërndarë pensionin në zonën e Dukagjinit, z.Nik Fusha. Ai thotë se në adresë të Zojë Probanaj ka shkuar pensioni i disa muajve në vitin 2006 dhe më pas i është ndërprerë. “Ka pasur mungesë kontributesh. Nuk ka derdhur kontribute dhe s’përfitonte pension. Madje, edhe ato që ka marrë, duhet t’i kthente mbrapsht” pohoi postieri. Ai pranoi se pensioni për Zojë Probanaj filloi pas vitit 2014, pasi më parë nuk përfitonte.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me 72-vjeçaren në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër. Drejtoresha Violeta Staka nuk pranon që të japë intervistë, ndërsa i thotë punonjëses se gazetarët duhet të bëjnë një kërkesë për informacion, të cilin do e marrin pas 1 ore. Sigurimet Shoqërore na kthyen një përgjigje se zonja ka përfituar pensionin nga data 3 qershor 2006.

Bashkëlidhur, na dërguan edhe një listë pagesë, ku rezulton se në emër të Zoje Probanaj ka kaluar në vijimësi pensioni duke filluar nga muaji qershor 2006 deri në ditët e sotme, pa asnjë ndalesë. Në këtë përgjigje thuhet se, për mospagesën e 8 viteve, është bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës edhe pse për pagesën e përfitimit të saj, përgjegjëse është Posta Shqiptare.

Sigurimet Shoqërore i vunë në dispozicion Fiks Fare edhe kallëzimin penal, ku theksohet se në emër të zonjës ka kaluar pensioni muaj për muaj, pa asnjë ndalesë. Madje, në vitin 2007, i është kaluar edhe një shumë prej 288 mijë lekësh të vjetra, si kompensim. Por, këto para’ nuk kanë shkuar kurrë në adresën e zonjës, pavarësisht se ka urdhër-pagesë për këto derdhje. Sigurimet i kërkojnë Prokurorisë të zhvillojë hetime në Postën Shqiptare, pasi paratë janë dërguar atje!

Në lidhje me dy data të ndryshme të daljes në pension, Sigurime Shoqërore pohojnë se data e saktë e daljes në pension të Zoje Probanaj është 3 qershor 2006, ndërkohë që data 1 korrik 2014 është vetëm data e indeksimit të pensionit. Sigurimet pohojnë se paratë janë dërguar në postë. Ndërkohë, postieri këmbëngul se zonja ka pasur ndalesa pagesash nga Sigurimet Shoqërore, duke telefonuar përsëri gazetarët e “Fiks Fare”.

“Ka pasur ndalesa nga Sigurimet Shoqërore. Pyesni atje, ata ia kanë ndalur” tha postieri. Por, Fiksi mori përgjigje nga Sigurimet se pensioni ka kaluar në vazhdimësi në Postën Shqiptare. Por, ku shkoi pensioni i 8 viteve të Zojë Probanaj? TCH

Next Post
Lutfi Haziri shpjegon zgjedhjet: Ja pse humbi Vetëvendosja dhe pse Osmani nuk solli vota për VV

Lutfi Haziri shpjegon zgjedhjet: Ja pse humbi Vetëvendosja dhe pse Osmani nuk solli vota për VV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

March 6, 2026
“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In