• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi/ Si tregtohet mishi mes pluhurit të rrugëve

by A R
28/12/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtimi i gjësë së gjallë në vendin tonë është një problem serioz prej shumë vitesh, pasi kushtet në të cilat ai shitet janë si në mesjetë.

Kamera e emisionit investigative “BOOM” në Ora News ka bërë një vëzhgim në kryeqytet në dyqane dhe vende ku tregtohet mishi.

Në pamje duket një makina, bagazhi i të cilës është i mbushur me mish për tu shitur. Pranë saj afrohen dy burra, të cilët nxjerrin mishin nga makina dhe e çojnë tek dyqani, pranë të cilit ndodhet edhe një zyrë elektorale.

Në pamje duket qartë se mishi tregtohet në dyqan jashtë çdo standardi higjeno sanitar. Përveç kushteve të këqija që mishi tregtohet, atij i mungon edhe çertefikata e veterinarisë.

Kamera  filmoi edhe disa tregje të tjera, tek Pazari i ri, në Sauk dhe te Rruga Ura, ku situata është alarmante, pasi mishi shitej në kushte skandaloze, madje edhe afër pustave të ujërave të zeza.

Gazetarët tentuan të merrnin një përgjigje nga AKU dhe ministria për situatën e tregtimit të mishit, por e kishte të pamundur të merrnin një informacion.

Pas shumë sorollatjesh AKU i është përgjigjur interesit të “BOOM”, por jo atë përgjigje për të cilën emisioni ngriti shqetësimin. Pavarësisht se AKU thotë se ushtrohen kontrolle dhe konsumatorit i garantohet mish i sigurt, rezulton e kundërta. Mishi i gjësë së gjallë shitet në kushte skandaloze.

Pazari i ri, kamera 1

“BOOM”: Më fal për ti shitur i ke ato?

Shitësi: Sa do?

 “BOOM”: Po të shohim njëherë sa është kilja

Shitësi: Ke dhe shpretkën

“BOOM”: Çfarë është ajo

Shitësi: Shpretkë, 15 mijë të bëjnë, shpretkën do të ta fus falas pa lekë.

“BOOM”: Ok, lere njëherë se do kaloj pastaj se do shoh dhe ca gjëra të tjera! Mbaji aty

Shitësi: Këto i ke special

“BOOM”: Aty brenda çfarë ka, ça ka aty te qeset?! Apo janë për të hedhur ato?

Shitësi: Këto janë ushqim për qentë

“BOOM”: Po mos ishin për qentë edhe ato mi dhe mua

Shitësi: Jo mo jo se nuk janë për qentë ato. Këto janë për (robt) njerëzit, këto shiten 7 mijë lekë kilja në dyqan

Pazari i ri, kamera 2

“BOOM”: Sa e shet gjelin?

Shitësi: Kanë mbaruar punë këto

“BOOM”: Po sa e shet mor?

Pazari i ri, kamera 3

“BOOM”: Dale ta shoh një çikë, di gjë janë bërë gjilpëra të qafa?

Shitësi: Jo jo ta marrësh pa merak për zotin, ta marrësh pa pikë meraku

“BOOM”: Të kuptoj

Sauk, kamera 1

“BOOM”: A do shesësh ndonjë kile, ku do shesësh?

Shitësi: Këtu në vend

“BOOM”: Për sa të vij unë?

Rruga Ura, Tiranë, kamera 1

“BOOM”: Me sa është kilja?

Shitësi: Me tetë

“BOOM”: Me tetë?

Shitësi: Po

Shitësi: Për gjysëm ore.

“BOOM”: Ok

Next Post
Rikthehen tensionet, serbët festojnë në Bosnjë në ditën që simbolizon spastrimin etnik

Rikthehen tensionet, serbët festojnë në Bosnjë në ditën që simbolizon spastrimin etnik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In