• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi: Qindra licenca për transportin e mbetjeve, asnjë ndëshkim ndër vite për kundërvajtësit

by A R
25/12/2024 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo që shihni, është lista zyrtare me subjektet e pajisura me leje mjedisore për transport mbetjesh të rrezikshme vetëm në periudhën Janar-Maj 2024.

Lista përmban plot 25 subjekte dhe nëse i referohemi viteve paraardhëse licencat janë disa qindra. Zyrtarisht, pohohet se në asnjë rast nuk janë marrë veç subjektit Sokolaj të denoncuar së fundmi: Referuar sistemit te inspektimit “e-inspetkimi”, përveç subjekteve te dërguara në email-in pararendës, nuk gjenden masa për subjektet transportuese te mbetjeve te rrezikshme.

Ndalesa ndërkombëtare me mbetje toksike që u bllokua në Tajlandë dhe u risoll mbrapsht në Shqipërinë kthen vëmendjen për mënyrën e administrimit të mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë. Duhet sqaruar se mbetjet toksike kanë specifika dhe rregulla strikte transporti nga ato që klasifikohen thjesht mbetje të rrezikshme. Në rastin e kontejnerëve që u kthyen në Shqipëri, ende nuk është sqaruar nëse ato mbetje të rrezikshme janë toksike apo jo.

“Materiali ishte shumë i rrezikshëm dhe duhet që të transportohet në mënyrën e duhur dhe me të gjitha kushtet e nevojshme të sigurisë. Asnjë nga këto kushte nuk ishte plotësuar dhe ne menjëherë nisëm të jepnim alarmin në shtetet që këto dy anije ishin drejtuar për të përfunduar drejt Tajlandës” u shpreh Jim Puckett, drejtor ekzekutiv i BAN.

Përtej atij episodi që siç zbuluam është i përsëritur, një shqetësim edhe më të madh përbën fakti se çfarë ndodh me mbetjet e rrezikshme në tërësi. Një tentativë për të hedhur dritë në një fushë hermetike me vullnetin e përbashkët të institucioneve për të mos sqaruar krejtësisht situatën.

“Shqipëria për menaxhimin e mbetjeve në përgjithësi është në një deficencë të madhe dhe kjo për faktin se është një prapambetje e trashëguar. Edhe gjatë këtyre 30 viteve e më shumë nuk ka pasur një vëmendje për menaxhimin e mbetjeve në përgjithësi’ u shpreh Lavdosh Fertun, ambientalist.

“Prodhimi i mbetjeve impakton jo vetëm ekosistemin natyror, por dhe njeriun në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi disa nga këto mbetje janë të rrezikshme për njeriun. Prodhimi dhe menaxhimi i tyre ka marrë një vëmendje të veçantë, sidomos pas shtimit të mbetjeve të rrezikshme’ u shpreh Fredi Brahushi, ekspert i sigurisë mjedisore

“Di që së fundmi ka pasur një kërkesë nga Shqipëria që të dërgojë ngarkesa me mbetje në Arabinë Saudite. Ne jemi duke parë subjektin atje nëse i përmbush kushtet, por nuk duket kështu në përshtypje të parë” u shpreh Jim Puckett, drejtor ekzekutiv BAN.

Pyetja e parë që vjen natyrshëm është se sa ton mbetje të rrezikshme emetohen dhe a ka shteti gjurmueshmëri?

Ekspertët thonë se nëse marrim të mirëqena statistikat e deklaruara të turizmit, ato ndikojnë edhe në rritjen e emetimit të mbetjeve të rrezikshme veç mbetjeve urbane.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ne kemi marrë shifrën zyrtare të këtyre mbetjeve që janë në regjistrat e shtetit. Bazuar në regjistrin e Transfertave të Mbetjeve të Rrezikshme për vitin 2023 janë transferuar brenda vendit tonë 48 131.3 ton mbetje të rrezikshme në total.

Nga 953 specifikime kode mbetje në total, 418 prej tyre klasifikohen si mbetje te rrezikshme. Sasia e mbetjeve të shkarkuar ndryshon nga viti në vit në proporcion me produktin përfundimtar të prodhuar.

Top Channel

Next Post
“Mbaj shënime për…”, flet Linda Rama: Jam kurioze për Edin, ç’do të thotë të rrisësh një fëmijë kur je person publik

“Mbaj shënime për…”, flet Linda Rama: Jam kurioze për Edin, ç'do të thotë të rrisësh një fëmijë kur je person publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In