• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi për dhënien e shtetësisë, Meta sulmon gazetarët; Bollino: Presidenti po tradhton Kushtetutën

by Ardit Rada
25/10/2020 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte (24.10.2019) me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme.

Pasi kishte sulmuar më parë gazetarin Mero Baze që u mor me të njëjtin argument, sonte Meta sulmoi me shpifje Bollinon dhe familjen e tij dhe Adriatik Doçin (autorin e investigimit) duke i drejtuar Bollino 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon.

“Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët.

Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta’‘ , shkruan Bollino në një postim të shkurtër në Facebook.

Meta, si garant i Kushtetutës duhet të garantojë mes shumë lirive të tjera edhe lirinë e shtypit në vend, por tashmë është fare e qartë se e vetmja liri që Meta synon të garantojë është ajo e qehajajve të tij mediatikë që i përdor si kamikaze kundër cilitdo që guxon ta kritikojë, duke kopjuar edhe për këtë “debulesën” e tij Sali Berisha.

“Duke sulmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, komenton Bollino.

“Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy paste montazhe nga interneti” shkruan gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi në facebook.

Edhe drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga, reagoi pas sulmit të fundit të Metës: ”Kur Presidenti i Republikes sulmon familjen e nje botuesi & gazetari pas disa shkrimeve kritike, atehere eshte e qarte se investigimi qenka i vertete.

Mund te flasesh sa te duash per lirine e shtypit, por sulmet e uleta si sot tregojne sa e respekton ne te vertete fjalen e lire!” tha Fuga në Twitter./Shqiptarja.com

/e.rr

Next Post
Rriten tensionet mes Turqisë dhe Francës/ Erdogan fyen Macron-in, Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Rriten tensionet mes Turqisë dhe Francës/ Erdogan fyen Macron-in, Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In