• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Investigimi italian: Beccheti po investon në televizion paratë e HEC-it Kalivaç

by
09/06/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuria e sipërmarrësit italian Francesco Beccheti ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave përtej Adriatikut.

Rreth një muaj më parë, emisioni investigativ “Report”, transmetuar në Rai 3, shfaqi një reportazh kushtuar biznesmenit italian që vepron në Shqipëri.

Gazetarët e vendit fqinj dolën në konkluzionin se paratë me cilat duhet të ndërtonte hidrocentralin e Kalivaçit, Becchetti po i hedh në aventurën e tij televizive.

Krenaria me të cilën Francesco Becchetti pohon se ka investuar 40 milion euro në mediat e tij në Shqipëri, pa i marrë borxh bankave, ka ngjallur dyshimet e gazetarëve italianë.

Nga vijnë lekët e sipërmarrësit italian, nëse nuk u ka marrë hua bankave?, ishte pyetja që ngriti rreth një muaj nmë parë emisioni investigativ “Report”, në Rai 3.

Për të gjetur përgjigjen patën dërguar një trupë në Kalivaç, pasi sipas gazetarëve italianë, energjia ishte sektori fillestar ku punonte sipërmarrësi Becchetti në vendin. Para se të merrej me televizion, Becchetti mori në vitin 1997, me shoqërinë BEG, koncesionin për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivacit. Në lojë hyn edhe italiania Enel Power, që tërhiqet shpejt nga investimi.

Në investigimin e Rai 3, theksohej se pas disa vitesh Beccheti përfiton një rinovim të koncesionit, këtë herë me shoqërinë HYDRO srl. Ortak është edhe Deutche Bank dhe në Kalivaç fillojnë punimet.

Përsëri gjërat nuk shkojnë mirë dhe gjermanët largohen, njësoj si Enel, ndërsa në Kalivaç punimet janë ndërprerë që prej një viti.

Falë një marrëveshjeje që sipas gazetarëve italianë është mbajtur e fshehtë, Deutche Bank i ka dhënë Beccheti-t 159 milion euro për t’i dhënë fund përballjes në procese gjyqësore.

Rai 3 sjell edhe dëshminë audio të një burimi në lidhje me këtë marrëveshje.

“159 milion euro ishte transaksioni. Unë e njihja planin ekonomiko-financiar të investimit dhe nuk i jepte kaq përfitim. Ai me gjithë këto para fitoi me siguri më shumë se sa do të fitonte nëse do të bënte digën. Nëse e mendon, është një mjeshtër!”

Por, nëse Deutche Bank i ka dhënë HYDRO srl-së së Beccheti-t 159 mln përse në Kalivaç nuk rifillojnë punimet? Eshtë një pyetje që as ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, nuk di t’i japë përgjigje.

Idetë e qarta e ka drejtuesja e emisionit, Milena Gabanelli, një nga emrat më të njohur të gazetarisë italiane, që shpjegon atë që e quan arqipelagun e familjes Beccheti.

Më e rëndësishmja është mamaja e Francesco Becchetit, pohon ajo, që drejton shoqërinë Costruzioni srl. Kjo e fundit kontrollon edhe 3 degët e Agonset, ato në Britani, Shqipëri dhe Itali.

Dega italiane e Agonset ka shoqërinë HYDRO srl të cilën gazetarja e cilëson si kasafortën, ku janë paratë me të cilat Beccheti duhej të bënte hidrocentralin, por me të cilat filloi aventurën televizive.

Hydro kontrollohet nga BEG, ku është e gjithë familja Beccheti, e ëma, i ati, djali dhe daja, Manlio Cerroni, nën proces aktulisht për menaxhimin mbetjeve në landfillin e Malagrotta-s, më i madhi në Itali.

Next Post

Foto/ Krupa bën plazh topless, nuk i reziston dot as burri i saj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In