• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INVESTIGIMI/ Avokati mashtron klientin pasi i ka zhvatur miliona lekë

by Java News
15/11/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Emisioni “Boom” ka denoncuar një rast flagrant ku shihet me zë dhe me figurë se si një avokat “zhvat” qytetarin. Në vitin 2015 shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për vepren penale “Vrasje nga pakujdesia’.

Gjykata e Shkallës Parë ka vendosur që djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t’i jepte 5 milion e 200 mijë lekë. Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto parq do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin.
I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë , pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxorri nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.

I ndodhur para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky fundit nuk i përgjigjet më në telefon. Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të “Boom” qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t’i kthente 4 milion lekë.

Qytetari: Unë kam marrë kredi në bankë, kam shit furgonin e çunit dhe kam pagu bankën. Kam ardh që në orën pesë këtu. Nuk i rashë telefonit se nuk e hap, e di atë punë, nuk e hap telefonin.

Avokati: Telefoni veç llafe ka.

Qytetari: A t’i kam dhënë shoqnore?

Avokati: A i kam ra hasha? Edhe te policia si kam ra hasha i kam thënë i kam kaq milion lekë.

Qytetari: Tani problemi është këtu, çfarë do bëjmë?

Avokati: Ma thuaj ti, ça mendimi ke?

Qytetari: Unë vetëm të më bësh letrat me noter.

Avokati: Nuk është puna te noteri. I fitove ti lekët me noter?

Qytetari: Te noteri o vlla kur t’i kesh.

Avokati: Ti m’i ke dhënë pa letra.

Qytetari: Pa letra t’i kam dhënë.

Avokati: Dhe unë spo t’i bi hasha, edhe te policia kam thënë po i kom mor kaq lekë.

Qytetari: Kur diskutohet të më mbarosh punë ti mua? Djali o tu bo burgun o Fari, se i premtuam për një muaj ne.

Avokati: Po pra, është e vërtetë.

Qytetari: Prandaj mora kredi në bankë unë.

Avokati: Eshtë e vërtetë!

Qytetari: Sa pretendon me më kthy mbrapsht ti mu?

Avokati: Ti më ke dhëne 5 milion e 200 mijë lekë. Tani do ma lësh një afat ti mu dhe unë do të jap lekët.

Qytetari: Dëgjo Fari, çuni të bëjë burgun e unë të marr lekë në bankë e ti të më thuash kështu nuk më vlen. Sa ështe 20% i joti, i këtyre lekëve?

Avokati: Eshtë 1 milion.

Qytetari: Ato do mbash ti.

Avokati: Unë s’prishem as për 1 milion, as për 2 milion, as për 3 milion.Tani do bëjmë një gjë tjetër me llafe dhe s’ka mo.

Në fund të muajit korrik një milion, në fund të muajit gusht një milion, në fund të muajit shtator një milion, në fund të muajit tetor një milion. Ndryshe nuk ka mundësi vetëm me t’rrjet kot,bme t’thënë ty që t’i jap me rrejt.

Qytetari: Dakort kur të mi japësh ti, i çoj te banka unë.

Avokati: Dakort kështu?

Qytetari: Dakort.

Avokati: Letrat që i ka bë gruaja atje, m’i ke bo që ta dish.

Qytetari: Unë shkoj e heq denoncimin. Kur do fillojmë ne për t’u shly?

Avokati: Muajin tjetër, në fund të muajit korrik – gusht.

Qytetari: Në korrik me sa të vij këtu unë?

Avokati: Në fund të muajit, më 30 korrik.

Qytetari: Më 30 korrik do vij këtu.

Historia përsëritet, ditën në të cilën avokati duhet që t’i kthente lekët klientit, i fik telefonin dhe nuk i përgjigjet.

Gazetarja e “Boom” tenton të kontaktojë me avokatin, cili e kërcënon se nëse i bie përsëri telefonit do të takohen në dyert e drejtësisë.

Avokati vazhdon të ushtrojë profesionin e tij i pa trazuar nga askush, ndërsa klienti punon si minator me 2 turne çdo ditë duke u zhytur 20 metra nën tokë, për t’i shlyer bankës borxhin që mori për një shërbim që nuk iu ofrua.

Next Post
Shembet masivi shkëmbor në minierën e Lajthizës, 1 vdekur e 1 i plagosur

Minierat po kthehen në varreza, Nikollaj: Bilanc tragjik, 476 persona kanë humbur jetën, qindra të gjymtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In