• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Investigim/Kompanisë “Aktor” iu dhanë 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po përgatitej për opozitë

by Java News
07/09/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po

Rruga Elbasan-Tiranë, është një nga ato vepra publike që siç ka ndodhur edhe me Rrugën e Kombit kostoja është rritur rrugës jashtë parashikimeve, duke sjellë një shtesë gati 44% më të lartë.

Kostoja paraprake e ndërtimit të rrugës u parashikua pak më shumë se 312 milionë USD, por vlera e saj u rrit rrugës, njëjtë siç ndodhi me Rrugën e Kombit.Ajo u rrit në 450 milionë dollarë, duke sjellë një odise të vërtetë skandalesh dhe problemesh.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumente, ku zbulohet një skandal i përmasave gjigande, ku në kohën kur Edmond Haxhinasto i LSI-së drejtonte ministrinë e Transporteve, janë bërë disa manovrime që kanë rritur pagesat jashtë kontrate me më shumë se 44 milionë dollarë.
Kështu nga nisja e kontratës që është kryer në vitin 2012, kjo kontratë ka pësuar më shumë se 14 amendime, vetëm në segmentin e parë, ndërkohë që për pjesën tjetër, segmentin e tretë nga Tuneli i kërrabës në Elbasan ka pësuar 7 amendime.
Amendime që kanë sjellë “rritjen e oreksit” të kontraktorit, për tre parti parash që janë reklamuar në ARRSH-në, e cila gjithashtu drejtohej nga një eksponent i lartë i LSI-së.

Të gjitha këto manovra janë kryer në një situatë kaotike për vendin, kur ishin kryer zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe, e ishte në vakumin e pushtetit të një qeverie në detyrë, ku disa ministra ishin të PS-së, disa “teknikë” të PD-së dhe disa të LSI-së.

Më 4 korrik dhe 24 korrik 2017, një muaj pas zgjedhjeve ku LSI doli në opozitë, janë kryer amendimet e kontratës me firmën Aktor.

Më 30 qershor, 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2015, kompania greke bën një reklamim për segmentin e parë të rrugës ku kërkon 31,299,889.2 dollarë.

Ndërkaq, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve në Ministrinë e Transporteve, i bën të ditur kontraktorit se vlera për segmentin e parë i shkon jo aq sa ka kërkuar por 25,185,012 $ USD, më shumë se 6 milionë më pak.

Të dyja palët, pra kompania dhe ministria e Transporteve ngrenë sipas kontratës një grup që do të zgjidhë mosmarrëveshjen e quajtur DBR, e cila vendos që shuma që duhet të kalojë tek kompania është 25,220,016.37 $USD.

Ndërkaq, për segmentin 3 të rrugës Tiranë Elbasan, që përfshin aksin nga tuneli në Elbasan, kontraktori ka paraqitur një kërkesë në mars 2017, kur Edmond Haxhinasto ishte ministër i Transporteve, për një shumë shtesë prej 14,029,177.34 $ USD. Dy muaj më pas, supervizori, e ka ulur shumën në 12,475,893.16 $ USD.

Kompania Aktor nuk bie dakord me vendimin e supervizorit për uljen e shumës dhe e çon çështjen në Arbitrazh.

Pas disa përplasjesh, në korrik të 2017, pra kur Haxhinasto ishte ende ministër, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve e çoi shumën në 11,778,098.87 $ USD.

Njësia e përbashkët e ngritur nga palët, vendosi që në shtator ta ulë shumën në 11,665,552.31 $USD.

Financuesi kryesor i rrugës, Banka Islamike për Zhvillim asnjëherë nuk e ka dhënë pëlqimin për këto amendime të kontratës që janë zhvilluar në mënyrë frenetike.

Pra e gjithë historia e 44 milionë dollarëve që flitet sot në Arbitrazh, nuk janë gjë tjetër por fryti i ndryshimeve të kontratës që ministri i kohës Edmond Haxhinasto ka kryer me kontratën që qeveria shqiptare, përkatësisht ARRSH ka lidhur me kompaninë greke Aktor.

Çdo gjë është kryer në mënyrë frenetike pikërisht në kohën kur Shqipëria ishte në vakum pushteti, gjë që bën “mu” se është dashur të fshihet allishverishi, i cili sot po deklamohet si një dhënie kontrate një subjekti tjetër. Faktet tregojnë se gjithçka është kryer në mënyrë krejt të dyshimtë nga njerëzit që kanë drejtuar Ministrinë e Transporteve, ARRSH-në dhe NJMP-në, që ishin të gjithë përfaqësues të LSI-së.

Për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet, madje prokuroria e ka çuar çështjen në gjykatë kundër ish-drejtorit të ARSH-së dhe kreut të LSI-së Elbasan Dashamir Xhika. Haxhinasto në 2013 dhe 2017 u zgjodh deputet po në Elbasan.

Gazeta Shqip

Next Post
Vdekja e Katcifas/ Kunati i viktimës e justifikon: Zgjoi Helenizmin tek fëmijët e Vorio-Epirit

Vdekja e Katcifas/ Kunati i viktimës e justifikon: Zgjoi Helenizmin tek fëmijët e Vorio-Epirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In