• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intrigë veç rri në këmbë, pa merr çfarë rruge të duash!

by Alfred Peza
28/08/2020 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një shprehje të njohur të Shekspirit, të cilët edhe nëse nuk e dinë apo nuk po e zbatojnë me koshiencë, opozitarët tanë e kanë përvetësuar aq mirë sa herë pas here sforcohen për ta shndërruar në art. Për ta nuk ka rëndësi sesi qëndron e vërteta për çështjet, temat, akuzat, debatet dhe diskutimet publike politike që nxisin, ushqejnë apo zhvillojnë. Që kur ka dalë moda e fake news-eve, e vërteta ka dalë nga skena dhe nuk bën pjesë më në listën e njësive matëse, të seriozistetit dhe besueshmërisë së diskursit publik të opozitarëve shqiptarë.

Ajo është zëvendësuar me kohë me zhurmën dhe jo me brendinë. Me sasinë e aktivitetit online dhe jo me cilësinë e debatit dhe vlerat e saj për shoqërinë. Me eksitimin virtual të turmave të orkestruara dhe jo me argumentat e një logjike racionale. Me nxitjen e emocioneve negative kundër qeverisë, kundër mazhorancës, kundër Kryeministrit Edi Rama dhe jo me ofrimin e alternativave, programeve, mendimit ndryshe apo analizën profesionale të fakteve mbi akuzat e pretenduara.

E kanë bërë këtë edhe kur kundërshtuan ndarjen e re administrativo- territorial të vendit. Edhe kur shpikën Republikën e Re të çadrës. Edhe me akuzat për tradhëtinë e Kosovës gjatë vizitës së parë zyrtare të një Kryeministri shqiptar pas vitit 1946 në Beograd. Edhe kur thanë se kishin shitur territoret shqiptare në marrëveshje që nuk ekzistojnë gjëkundi gjatë dialogut Kosovë- Serbi. E kështu me radhë, derisa erdhën tek dalldia kolektive opozitare e radhës, me akuzat për shitjen e detit Greqisë, me përrallat e 12 miljeve detare.

Duke e ditur shumë mirë që asgjë nuk është e vërtetë, sepse e kanë shpikur vetë nga hiçi i një deklarate të tjetërsuar sipas oreksit të tyre, teknologjia e këtij lloj opozitarizmi në thelb, është e njëjtë me atë të dikurshmen e diktaturës që i thoshte armikut të radhës që kishte zbuluar Partia dhe jo Sigurimi i Shtetit: Thellohu, thellohu! Se edhe po nuk e dita unë se përse po të akuzoj natë e ditë, e di ti vetë se çke bërë!

Edhe në këtë rast, duke e ditur shumë mirë që nuk ka marrëveshje jo e jo mes Shqipërisë dhe Greqisë, por as negociata prej 14-15 muajsh, qëshkurse në Athinë u betua në korrik 2019 qeveria e re e Qiraikos Micotaqis, vazhdojnë ti bien e ti bien papushim fyllit të asgjësë. E për ta çuar deri në fund, këtë shfaqje të pështirë, fillojnë e trashin zërin duke të akuzuar madje shumë rëndë, se përse nuk je transparent me publikun për atë që po gënjejnë natë e ditë vetë. Për atë që kanë shpikur dhe shpifur vetë. Për atë që nuk ekziston në asnjë vend tjetër, përveçse në libretin e ri, të teatrit absurd të radhës së opozitës sonë qesharake.

Për opozitarët tanë nuk ka fare rëndësi e vërteta, sepse ajo nëse do të ekzistonte do të ishte e zeza mbi të bardhë dhe do të ndjeki një e nga një të gjitha rrugët institucionale, ligjore dhe kushtetutese duke qenë transparente në dritë të diellit. Ashtu siç doli në shesh, edhe marrëveshja që Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta donin të mbanin sekret dhe e mbrojtën më 2009, kur donin që tia falnin realisht detin Greqisë. E pikërisht po këta politikanë që kanë në kurriz, një marrëveshje të shpallur si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, akuzojnë nisur nga asgjëja kundërshtarin e tyre politik, për atë që vetëm ata vetë e kanë bërë deri më sot.

Është e kotë që tu kërkosh këtyre njerëzve të të japin një provë për pretendimet e tyre. Një argument për furtunën e ngritur në gotën e virtualitetit të tyre opozitar. Një letër zyrtare ose jo, për “tradhëtitë e mëdha kombëtare” që paska bërë kundërshtari i tyre politik. Apo çi do,- thuaj?! E rëndësishme është që intriga e kurdisur prej tyre të rrijë më këmbë, pa le të marë pas kësaj, çfarë rruge të dojë!

Ky lloj opozitarizmi, nuk funksionon dot duke jetuar në fushën e të vërtetës, provës, argumentit, racionalitetit, logjikës dhe seriozitetit. Filozofia e saj bazohet vetëm mbi gjetjen e një teme inekzistente që prek sa më shumë emocioneve njerëzore, që nxisin valë sa më të mëdha të urrjetjes popullore, për të linçuar kundërshtarin. E ku ka ushqim më të shijshëm për turmat në Ballkan, sesa ato me baza nacionaliste. Sesa gjellët me “tradhëti kombëtare”. Sesa akuzat me liderë që “ndryshojnë kufijtë”. Sesa ato me politikanë që “shesin detin”. E që bëjnë “marrëveshje të fshehta” me fqinjët tanë grabitqarë, në kurriz të tyre?!

Kaq mjafton për të ushqyer me lugën e zbrazur,- deri në shfaqjen e radhës,- stomakët e uritur të opozitarëve tanë virtualë. Pas kësaj, Luli kur të çohet sërisht vonë nga gjumi, do të fillojë të mendojë për libretin e ri të teatrit të tij absurd të radhës. E ka shtyrë që e ka shtyrë kështu këto 8 vjet, le të vazhdojë të mundohet edhe pak më shumë, se 2025 është pak larg dhe njerëzit që i shkojnë pas, duhen argëtuar!

Next Post
Spanja jep ‘OK’ për testimin e vaksinës së Johnson & Johnson/ Franca po përballet me një situatë të paprecedentë nga COVID

Spanja jep 'OK' për testimin e vaksinës së Johnson & Johnson/ Franca po përballet me një situatë të paprecedentë nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In