• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intimiteti i Enver Hoxhës

by Java News
06/08/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë qindra sende e artikuj të idiktatorit Enver Hoxha, të cilat prej mëse 3 vitesh janë lënë në mëshirë të fatit, në një dhomë të vogël e të errët në studiot e “Albafilm”, ku qëndron arkiva e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Vite më parë këto sende personale, nga shtëpia dhe zyra e Enver Hoxhës, i janë dhuruar “Albafilm” nga Muzeu Historik Kombëtar pasi nuk kishte vend e hapësirë të mjaftueshme për t’i ruajtur ato.

“Këto janë sende që na janë bërë dhuratë nga muzeu. Janë rreth 350 artikuj, kryesisht janë dhurata të ardhura nga jashtë posacërisht për diktatorin por një pjesë janë edhe artikuj e sende të zyrës së tij. Ka mes tyre edhe sende personale, stilolapsa e shami. Këto sende I kemi vendosur në një hapësirë vërtet shumë të vogël por pretentojmë që me mbarimin e rkonstruksionit të magazinave dhe një pjese të parkut, ne mund ti mbledhim ato bashkë në një muze”, thotë Driselda Mançka, nëpunëse e “Albafilm”.

Janë me dhjetëra libra që i janë bërë dhuratë Enver Hoxhës nga miq të tij, me dedikime të posaçme. Fotografi, stilograf, dhurata personale, mes tyre kravata apo blloqe që kanë shërbyer për vite me rradhë si ditarë. Me fanatizëm, për mbi 20 vjet janë ruajtur lulet apo fotografitë që mbante varur në shtëpi e zyrë.

Pjesë e pandarë e kësaj arkive janë edhe automjetet e Hoxhës, me vlerë të jashtëzakonshme sot, një prej tyre dhuratë e kryetarit të Partisë Komuniste të Kinës Mao Ce Dun, në kohën e miqësisë së Kinës dhe Shqipërisë në vitet ’60-70.

Automjetet do të riparohen dhe do të jenë sërish në gjendje pune. Këto sende tashmë do të pastrohen, inventarizohen nga e para dhe më pas do të jenë gati për t’u ekspozuar në një mini-muze në ambientet e parkut të ish-Kinostudios./tch/a.k

Next Post

Njollat në fytyrë që shkaktohen nga dielli hiqen kollaj... ju duhet vetëm limon dhe sheqer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In